Berisha sulmon ministrat e rinj: Pse Rama nuk bëri Spiropalin ministre të Jashtme

11 Shtator 2023 | 15:13

Ndryshimet në kabinetin qeveritar të kryeministrit Rama kaluan gjatë seancës plenare të kësaj të hëne në parlament. Në mbyllje të seancës parlamentare, ish-kryeministri Berisha sulmoi ministrat e rinj si dhe e cilësoi seancën në parlament të ngjashme si një takim mes mafiozëve.

Berisha theksoi se kryeministri Rama kishte planifikuar të bënte ministre të Jashtme Elisa Spiropalin por ndryshoi qëndrim në momentin e fundit, kur doli një video ku ajo shfaqej në krah të bandës së Bajrave.

“Kjo seancë ishte tipike me një sesion që mund të zhvillohet në shpellat e thella, apo bodrumet e mafies. Kjo shëmbëllente me një takim të mafiozëve në të gjitha aspektet. Le t’i marrim pak me rradhë.

Të gjitha ndryshimet e qeverisë kishin diktat krimin dhe vetëm krimin. Largohet Olta Xhaçka, e cila e pasi bëri burrin investitor strategjik në shkelmim të Kushtetutës, u vërsul e papërmbajtur drejt pronave të ushtrisë dhe nuk ka lënë pronë pa vjedhur dhe përvetësuar me klanin e saj.

Por zëvendësohet Olta Xhaçka në qeveri me një diplomat, i cili bën një gabim fatal të jetës së tij, mbasi ishte zgjidhja e minutës së fundit. Të gjitha pregatitjet dhe ceremonitë për të zënë vendin e ministrit të jashtëm i kishte bërë Spiropali. Por një video thuhet se doli në rastet e fundit në të cilën Spiropali bënte mbledhje me Bajrët dhe Pëllumb Gjokën dhe bandat e tjera të Shkodrës afër qendrës detyroi, thonë Ramën ta anulojë emërimin e saj, ju garantoj se sapo të më bjerë në dorë ajo video do ta bëj publike pa asnjë diskutim.

Por që u pa se si nxinte Elisa në asanmble, ajo ra në sy nga të gjithë, sikur t’i kishte rënë një mortje e madhe, në një kohë kur në fakt iu bënë pluhur ëndrrat për t’u bërë ministre e jashtme, vetëm në minutën e fundit nga një video që thuhet se qarkullon.

Erdhi në qeveri përfaqësuesi direkt i Ndranghetës. Ju e dini se, Arbjon Mazniku ka qenë menaxheri i Eco Tiranës, ndërmarrje kjo e nënshkruar midis Erion Veliajt dhe Flavio Tosit, dhe Emilio Ranzit, i cili është cilësuar si bosi i Ndranghetës për Veneton dhe ndiqet në të katërta anët e Italisë.

Flavio Tosi dhe Bruno Preseci janë të cituar si dy emrat që gjoja ishin pronarë, njëri me rreth 80% të aksioneve të djegësit Veliaj. Pra, në qoftë se ka një njeri në shtet të stërvitur në vjedhje dhe të lidhur me Ndranghetën, më shumë se Arbjon Mazniku nuk gjindet sot për sot, përveç Taulant Ballës”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)

Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia në Kurbin. Arrestimi i tyre erdhi gjatë operacionit “Vigjilenca 3” ku u kapën në flagrancë në...
12:59 | 25/06/2026

Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi këtë të enjte ka folur për mediat pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Bardhi u shpreh se...
12:33 | 25/06/2026

Akuzat për sigurinë ushqimore në Akademinë e Sigurisë, reagon “SORI-AL”

Shoqëria SORI-AL ka reaguar përmes një deklarate zyrtare lidhur me publikimet e fundit mbi një ngjarje të raportuar në Akademinë e Sigurisë, ku disa studentë...
12:30 | 25/06/2026