Berisha takime në Durrës: Nisim sot aksionin e fitores, ne do të ngrihemi

11 Nëntor 2023 | 18:38

Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi këtë të shtunë një takim me simpatizantë në qytetin e Durrësit.

Në fjalën e tij Berisha theksoi se opozita do të nis një aksion, i cili do të shtrihet në të gjitha qytetet e vendit për t’u përballur me atë që ai e cilësoi si regjimi i kryeministrit Rama.

Ish-kryeministri nënvizoi se opozitarët kanë dy sfida përpara, ose të shesin idealet e tyre, ose të ringrihen.

“Nisim sot në Durrës marshin, aksionin tonë të fitores!

Nisim sot, aksionin me të cilin ne do të kundërshtojmë, me të cilin ne do mbjellim shpresën, me të cilin ne do krijojmë ortekun e madh të përmbysjes së regjimit më të shëmtuar në historinë e kohërave pas regjimit të Enver Hoxhës, regjimit të pasardhësve të xhelatëve të diktaturës, e të keqes të të gjithë të këqijave që përjetojnë sot shqiptarët, Edi Rama.

Si qytetarë, ju përballeni çdo ditë me probleme, përballeni me armiq të pamëshirë si sëmundjet, skamja, me ngushtime dhe dhimbje të shumëllojta, por idealet tuaja, ju si qytetarë, si njerëz me përgjegjësi qytetare, si atdhetarë, si demokratë, përballeni me një armik të egër, që çdo ditë po shkelmon mbi idealet, shkelmon mbi vlerat që ju besoni.

Përpiqet me çdo kusht të shkatërrojë fibrën tuaj politike, bindjet tuaja politike, të vrasë shpresën te ju, te familjet tuaja.

Përballemi me një armik që njësoj si nazistët në kampet e përqendrimit, do t’ua ndërrojë emrin ju. Nazistët u vinin numra hebrenjve, kurse ai do t’u thotë ju që nuk jeni më demokratë, por jeni ata që them unë, do mbani atë emër që dua unë.

Ky armik, që nuk ka as nder, as moral, asnjë parim, u thotë ju që përmbysët diktaturën, u thotë ju që morët Shqipërinë mbi supe, e nxorët nga skëterra e historisë, e anëtarësuat në NATO, e afruat me BE, e ngritët nga vendi i tretë më i varfër në botë në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta me djersën tuaj, jo nuk jeni ju ata, identitetin ua përcaktoj unë me drejtësinë e tij.

Sot çdo durrsak dhe durrsake përballet me një armik të egër, përballet me shumë faktorë, por ata kanë emëruar të përbashkët të keqen e të këqijave, Edi Ramën, bastard të xhelatëve, që në revolucionin e para 32 viteve, kërkonin që t’u vinin mitralozat studentët.

Sot, ose do pranojmë se jemi qytetarë të dorës së dytë, ose do pranojmë të shesim idealet, ose do pranojmë të shesim integritetin dhe dinjitetin tonë, ose do ngrihemi.

Ne të parën nuk e bëjmë kurrë, të dytën do e bëjmë”, tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026