Berisha takohet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, zbardhen diskutimet

29 Prill 2025 | 16:08

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është takuar këtë të martë me kryeministrin e Maqedonise se Veriut, Hristijan Mickoski. Ky takim u zhvillua gjatë qëndrimit të Berishës në Valenca për samitin e PPPE.

Përmes një reagimi në rrjetin social facebook, kryeministrin e Maqedonise se Veriut shpreh se takimi ofroi mundësi për të diksutuar mbi politikën por jo vetëm. Ai theksoi se fokus i diskutimit me kreun e PD-së, ishte stabiliteti në rajon.

“Një takim i rëndësishëm u zhvillua sot me Sali Berisha, ish-president dhe ish-kryeministër i Republikës së Shqipërisë, si dhe lider shumëvjeçar i Partisë Demokratike.

Takimi ofroi një mundësi për të shkëmbyer pikëpamje mbi proceset aktuale politike dhe sociale në rajon, si dhe për të promovuar bashkëpunimin dhe mirëkuptimin midis kombeve fqinje.

Diskutuam gjithashtu sfidat me të cilat përballen forcat demokratike në Ballkan, si dhe nevojën për të forcuar vlerat evropiane dhe stabilitetin në rajon”, tha Hristijan Mickoski.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026

“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
21:30 | 13/07/2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
21:14 | 13/07/2026