Berisha: Tendera korruptivë pa fund, qeveria po plaçkit qytetarët
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi nga foltorja e Kuvendit se qeveria po i vjedh qytetarët në një kohë kur po paguajnë çdo produkt jetik më shtrenjt se vendet europiane.
Kreu i selisë blu theksoi se tenderat jepen me 99.9 për qind fond limit dhe fituesi i tenderit i paguan 30 për qind qeveritarëve.
“Politika çnjerëzore. Kjo është një vjedhje e hapur. Prej shumë kohësh tenderat fitohen me 99 për qind të fondit limit, kam kohë që hetoj dhe çfarë më rezulton. 99.9 për qind e fondit limit që s’ndodhte kurrë me parë, paratë që fituesi i tenderit duhet ti paguajë zyrtarit dhe qeveritarit. Do të jap me 99 për qind tenderin, do më japësh 30 për qind të kësaj shume”, u shpreh kryedemokrati.
Berisha përsëriti thirrjen e tij duke i ftuar qytetarët në protestën që do zhvillohet më 7 korrik në Tiranë.
LEXONI GJITHASHTU
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia