Berisha thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në protestën e 7 korrikut

1 Korrik 2022 | 12:19

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu bën thirrje shqiptarëve që  të bashkohen në protestën e 7 korrikut.

Në një konferencë për mediat Berisha theksoi se të rinjtë po largohen nga vendi për shkak të keqqeverisjes së Ramës.

“Më datën 7 korrik në orën 7 të protestojmë për ndryshimin e këtij vendi. Sot Shqipëria është vendi që rrit fëmijë për emigracion. Të rinjtë largohen nga ky vend njëlloj sikur të ishte një konflikt civil. Në të gjitha takimet unë gjej një thirrje që buron nga thellësitë e shpirtit të qytetarëve shqiptarë për t’u bashkuar në këtë protestë.

Edi Rama ka vendosur pushtetin e tij monist të plotë, u rikthye tërësisht në modelin etërve të tij për kontrollin e pushtetit. Ndaj dhe thirrja ime është sot e përsëritur për qytetarët, fermerët, biznesmenët, avokatët, noterët, të gjithë të bashkohemi në këtë protestë për të shpëtuar Shqipërinë. Kjo është protesta qytetare”, u shpreh ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026

Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet duke përgatitur fjalimin që do të mbajë të premten në mbledhjen e grupit...
21:52 | 23/07/2026