Berisha tregoi emrin e I.M-së në dosjen e Sigurimit, përgjigjet Meta

29 Korrik 2022 | 13:44

Ish-presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur në lidhje me përfshirjen e tij si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, pasi kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se personi me inciale I.M i përmendur në dosje, është Ilir Murati.

Në një deklaratë për mediat, Meta tha se Autoriteti i Dosjeve është konfirmuar si një institucion i manipulimit kriminal të dosjeve.

“Unë mund t’ju them që është një përgjegjësi e madhe e Autoritetit tashmë, të konfirmuar si i manipulimit kriminal të dosjeve, që po përmenden emra në publik, që po qarkullojnë emra në publik, të cilët dukur kanë qenë 19 vjeç dhe sot i kanë nga 20 vjet fëmijët e tyre. Autoriteti i Dosjeve është një institucion që jo vetëm duhet të zbatojë ligjin, por edhe duhet të kujdeset që të mos rilëndohen viktimat e asaj periudhe për shkak të Sigurimit të Shtetit”, theksoi ai.

Sipas Metës, është e provuar dhe e konfirmuar se nuk ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit, teksa shtoi se Autoriteti i Dosjeve duhet të mbajë përgjegjësi ligjore.

“Autoriteti i Dosjeve e di shumë mirë që jo vetëm Ilir Rexhep Metaj nuk ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, sepse kjo është e provuar dhe e konfirmuar që nga viti 1996 në kohën e të madhërishmit Sali Berisha atëherë, por Autoriteti i Dosjeve e di shumë mirë se kush ka qenë bashkëpunëtori në rastin konkret, sepse ndodhet në dy dosje, të bashkëpunëtoprit dhe personit të ndjekur. Ata që kanë orkestruar këtë skenar, e dinë fare mirë se Ilir Meta nuk ka jetuar ndonjëherë në konvikt dhe nuk ka pasur mundësi që të spiunojë shokë konviktorë. Autoriteti i Dosjeve duhet të mbajë përgjegjësi ligjore dhe individuale personat e përfshirë”. nënvizoi Meta.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“I proceduar për 8 vepra penale”, Rama publikon të dhëna për një nga organizatorët e protestës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestën qytetare që po zhvillohet në Tiranë prej 1 muaji pa ndërprerje. Në një postim në faqen...
12:18 | 29/06/2026

Largimi i Koçekut nga grupi parlamentar, Balla: Të dorëzojë mandatin, ja ka dhënë PS

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit se Marjana Koçeku e ka marrë...
12:09 | 29/06/2026

“Tullumbacja plasi në sytë e shqiptarëve”, Balla: Sot protestën atyre që e nisën, ua kanë vjedhur

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit se Partia Socialiste nuk do të...
11:45 | 29/06/2026