Berisha: U votova nga mbi 600 mijë shqiptarë, të dalë një burrë tjetër e të marrë aq
Ish-kryeministri Sali Berisha, mbajti një deklaratë për media në përfundim të mbledhjes së deputetëve grupit parlamentar këtë të hënë.
Në fjalën e tij Berisha u pyet se nëse e shqetëson vizionin e tij politik fakti që është shpallur non grata nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar.
Berisha theksoi se në kushte të jashtëzakonshme ai mundi të marrë 600 mijë vota. Shefi i Rithemelimit nuk dha një përgjigje të prerë nëse Gazmend Bardhi do të rizgjidhet në krye të grupit parlamentar në Kuvendin e 2 dhjetorit.
Pjesë nga deklarata:
Pyetje: Në 2 dhjetor do të mblidhni Kuvendin Kombëtar dhe do të vetëbesoheni. A do të jetë Gazment Bardhi dhe deputetët e tjerë në këtë Kuvend.
Sali Berisha: Do të prisni datën 2 dhjetor për ti mësuar të gjitha.
Pyetje: Z. Berisha, po faktori ndërkombëtar si gjykoni se po vepron, cilat janë qëndrimet dhe a jeni të kënaqur ju me qëndrimet e tyre.
Sali Berisha: Faktori ndërkombëtar është shprehur shumë qartë. Komisioni Europian është shprehur i qartë e zezë mbi të bardhë se në parlament janë mohuar të drejtat kushtetuese të opozitës. Së dyti, nëse e lexon si duhet prononcimin e ambasadorit Gjerman, është identik me atë të Komisionit Europian dhe përfaqëson qeverinë e tij, të drejtat e opozitës duhet të respektohen, pikë.
Sali Berisha: Në datën 2 dhjetor ju do të kërkoni votëbesimin. Ndërkohë ju keni shpalljen non grata nga dy shtete partnere me Shqipërinë. A e shqetëson vizionin tuaj politik…
Sali Berisha: Si mund të më shqetësojë, kur Sali Berisha në kushtet më të jashtëzakonshme u votua nga mbi 600 mijë shqiptarë. Vetëbesimi i pakufishëm i shqiptarëve. Të dalë një burrë tjetër dhe të marrë 600 mijë vota në këtë vend, pa i vjedhur siç i vjedh Edi Rama. Berisha i 3 është më u fuqishëm se çdo Berishë tjetër, gjer sot.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit