Berisha: Veliaj presion Ramës për ta rikonfirmuar si kandidat në zgjedhjet lokale

3 Tetor 2022 | 18:07

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se kryebashkiaku, Erion Veliaj është në betejë me kryeministrin, Edi Rama dhe se i ka bërë presion këtij të fundit, për ta rikonfirmuar si kandidat për zgjedhjet lokale.

Në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, Berisha u shpreh se balancat tanimë janë në favor të Veliajt, të cilin e cilëson si fatkeqësinë më të madhe të qytetit të Tiranës.

“Unë nuk besoj se Rama konfirmoi Veliajn. Veliaj, jo presion, por siç e shihni, e vërteta është që mbetet Rama të konfirmohet nga Veliaj. Le të kthehemi pak te beteja që nisi.

Nisi betejën me kullat, Veliaj tha vazhdo, por katet janë të tuat dhe unë do t’i nxjerr. Te kullat, Rama ka fjalën finale. Mund t’u them se balancat janë spostuar në favor të një njeriu, që është fatkeqësia më e madhe e qytetit të Tiranës”, theksoi kryedemokrati.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026