Berisha: Veprimtaria e fondacionit Soros do të ndalohet me ligj në Shqipëri

12 Shkurt 2025 | 20:03

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se aktiviteti i fondacionit Soros në Shqipëri do të ndalohet me ligj, duke e cilësuar atë si një “rrezik të vërtetë kombëtar”. Në një fjalim publik, ai e krahasoi këtë masë me procesin e dekomunistizimit të viteve ‘90, duke theksuar nevojën për një “desorosizim” të vendit.

Ndër të tjera, Berisha akuzoi qeverinë aktuale për varfërimin e qytetarëve dhe shpërdorimin e pasurive të vendit. Ai tha se 45% e shqiptarëve kanë emigruar dhe e cilësoi këtë si një humbje të madhe për vendin.

“Kanë ikur 45% e shqiptarëve. Po ta përfytyrosh Shqipërinë nuk mund të mos përfytyrosh një gropë të tmerrshme, të brendshme në trupin e saj, 45%”, tha kreu i PD.

Sipas Berishës, një ligj i posaçëm do të ndalojë çdo bashkëpunim të organeve shtetërore dhe administratës me organizatat e lidhura me Sorosin. Ai u shpreh se kjo nismë është pjesë e një programi të gjerë transformues që synon një ndryshim të thellë politik dhe ekonomik.

“Do të ndalohet veprimtaria e fondacionit Soros në Shqipëri si një rrezik i vërtetë kombëtar. Me ligj do të ndalohet bashkëpunimi i organeve shtetërore, administratës me organizata sorosiane. Me ligj do të garantohet se kurrë qoftë edhe në referendum nuk do të mundet kush kurrë se do të luhet me familjen, me prindin, me gjininë përveç atyre që ka përcaktuar Zoti dhe natyra. Ndaj dhe është e domosdoshme të shumëfishojmë energjitë, forcat për një bashkim të madh dhe të fuqishëm me të gjitha forcat politike që ndihen të përgjegjshme para qytetarëve shqiptarë. Me të gjitha grupet, shtresat të bashkohemi rreth një programi të mrekullueshëm, rreth një programi që do të transformojë Shqipërinë. Unë i garantoj shqiptarët se ne kemi një program transformativ, Ne kemi një program të transformimit të shpejtë”, tha Berisha.

Në fund të fjalës së tij, Berisha u bëri thirrje të gjitha forcave politike dhe grupeve shoqërore të bashkohen në këtë kauzë, duke e cilësuar atë si jetike për të ardhmen e Shqipërisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026