Berisha video-mesazh për fundvitin: Në 2025 u rrëmbye vota, në 2026 shqiptarët do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale Rilindja
Kryetari i PD-së Sali Berisha këtë të mërkuar ka shpërndarë një vide-mesazh dërguar për Vitin te Ri, duke paralajmëruar një vit të shpresës dhe me kritika ndaj qeverisë.
“Viti 2025 ishte një vit që shqiptarët kurrë nuk e meritonin”, u shpreh Berisha, duke shtuar se qytetarët janë “më të keqpaguarit në Europë…”, ndërsa zyrtarët janë “më të pasurit në Europë”
Ai kritikoi gjendjen ekonomike dhe dallimet sociale midis qytetarëve dhe qeverisë.
“Viti 2025 ishte viti i agonisë së plotë të demokracisë shqiptare”-tha Berisha.
Berisha e përshkroi vitin e kaluar si një periudhë krizash institucionale dhe demokratike.
“Narkodiktatori… rrëmbeu votën e shqiptarëve dhe ndërtoi mazhorancën e krimit”-u shpreh Berisha.
Ai akuzoi qeverinë për shkelje të procesit zgjedhor dhe favorizim të grupeve kriminale.
“Viti 2025 ishte viti në të cilin kartelet e drogës të lidhura direkt me qeverinë shqiptare… u bënë zotër të tregut të kokainës në Europë” -tha Berisha.
Berisha paralajmëroi rritjen e ndikimit të krimit të organizuar dhe lidhjen e tij me qeverinë.
“2026 është viti i shpresës së madhe… shqiptarët do të bashkohen si kurrë më parë për t’i bërë funeralin organizatës kriminale që quhet Rilindja dhe kryesohet nga Edi Rama”- u shpreh Berisha.
Ai bëri thirrje për bashkim qytetar dhe rikthim të votës së lirë dhe demokracisë.
“Gëzuar Vitin e Ri 2026, kudo që ndodheni”
Berisha përfundoi mesazhin me urime për shqiptarët.
LIVE- Dita e 30-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. Shfaqet një banderolë e madhe te Politekniku
Sot dita e 30-të e protestës në Tiranë, policia procedon penalisht 31 protestues
Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e të gjithë atyre që duan të shohin
- 21:18 Republikanët amerikanë po largohen nga Izraeli, Netanyahu rrezikon të humbasë mbështetjen më të fortë
- 21:15 Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)
- 21:02 Brazili përmbys Japoninë në frymën e fundit, Martinelli e çon në 1/8 e Botërorit
- 20:47 Irani: Nuk janë planifikuar bisedime me SHBA-në në ditët në vijim
- 20:33 Heqja e banderolës, një grup protestuesish futen në ambientet e Politeknikut
- 20:20 “Ju erdhi fundi”/ Shfaqet një banderolë e madhe te Politekniku, ndërhynë policia. Protestuesit nisen drejt universitetit