Berlusconi i pafajshëm, mbyllet pas 6 vitesh proces çështja e festave private
Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi është shfajësuar të mërkurën nga akuza e korrupsionit të dëshmitarëve në lidhje me çështjen e festave të tij private.
Miliarderi 86-vjeçar akuzohej se paguante vajza të reja dhe persona të tjerë për të dhënë dëshmi të rreme mbi netët e kaluara në vilën e tij në Arkore.
Në të njëjtin proces u shfajësuan edhe 28 të pandehur të tjerë, mes të cilëve balerina marokene Karima el Mahroug, e njohur ndryshe si Ruby, prej nga mori emrin edhe procesi.
Berlusconi është përballur me shumë çështje gjyqësore. Në rastin “Rubi”, senatori i së djathtës fitoi në apel kundër dënimit për pagesa në këmbim të favoreve seksuale me një prostitutë në moshë të mitur.
Si ish-kryeministri, ashtu edhe balerina marokene, asokohe minorene, mohuan të dy të kishin kryer marrëdhënie seksuale.
Në proceset e vazhdueshme, Berlusconi mohoi gjithashtu çdo shkelje, duke akuzuar prokurorët për orkestrimin e një hakmarrjeje politike në dëm të tij. Ai insistoi gjithashtu se festat në vilën e tij kishin qenë vetëm mbrëmje elegante.
I vetmi gjyq që përfundoi me dënimin e tij ka qenë ai për mashtrime financiare në 2013-n. Por për shkak të moshës së thyer ai shmangu burgun dhe kreu vetëm një vit shërbim në komunitet.
LEXONI GJITHASHTU:
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
- 07:45 Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
- 07:30 Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer