Vincenzo Del Monaco zëvendëson Bernd Boschardtin në krye të OSBE-së në Shqipëri

30 Shtator 2020 | 11:22

Për katër vitet e ardhshme Zyra në Tiranë e Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE) do të kryesohet nga italiani Vincenzo Del Monaco, i cili do të zëvendësojë kështu Bernd Boschardtin. Lajmi është njoftuar në Twitter nga Zyra e OSBE-së në Itali, e cila i uroi fat Del Monacos.

“I urojmë suksese ambasadorit Vincenzo Del Monaco, të sapo-emëruarit kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Italia ju uron gjithë të mirat dhe suksese në detyrën e re, për të mirën e agjendës së reformave të qeverisë dhe popullit shqiptar,” – shkruhej në Twitter-in e Zyrës italiane të OSBE-së.

Urime për detyrën e re në Shqipëri, ambasadorit të ri të OSBE-së i ka shprehur dhe ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci, i cili thotë se Del Monaco merr detyrën në një moment delikat për Shqipërinë.

Para marrjes së kësaj detyre, Vincenzo Del Monaco ka shërbyer si ambasador i Italisë në Armeni, ndërsa më parë ka qenë dhe ambasador në Malin e Zi.

Në faqen zyrtare apo dhe në rrjetet sociale të Presencës së OSBE-së në Tiranë, të paktën deri mesditën e së mërkurës, nuk pati koment apo njoftim rreth këtij lajmi.

Ambasadorit Borchardt drejtonte Zyrën e OSBE-së prej vitit 2016 dhe i pati mbaruar mandati. Vitin e shkuar ai trazoi opinionin publik pasi i gjendur nën trysninë e disa protestuesve të zonës së Unazës së Re reagoi negativisht duke i ofenduar.

Për ngjarjen në fjalë, pati reagime nga opozita, ndërkohë që Presidenti Ilir Meta deklaroi publikisht se nuk do ta mirëpriste më në zyrë drejtuesin e OSBE-së, të cilin më parë e kishte ngarkuar me përgjegjësi politike dhe njëanshmëri rreth përplasjeve që lindën pasi vendosi të anulojë zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026