Besimtarët katolikë kremtojnë Krishtlindjet, mesazh për paqe dhe reflektim shpirtëror
Në ditën e Krishtlindjeve, në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë është mbajtur Mesha e Krishtlindjeve, e udhëhequr nga famulltari Don Agim Qerkini. Gjatë fjalës së tij, Don Agim Qerkini u bëri thirrje besimtarëve që të luten për paqe, ta mbrojnë jetën dhe t’i shërbejnë asaj në kuptimin e plotë të fjalës.
Ai tha se Krishtlindjet janë festë e paqes, duke theksuar se bëhet fjalë për një paqe të trefishtë: me Zotin, me të afërmin dhe me vetveten.
Para lutjeve, famulltari theksoi nevojën që t’i jepet më shumë hapësirë Zotit në jetën e përditshme, duke vlerësuar se në një botë gjithnjë e më të zhurmshme është e vështirë të gjendet qetësia shpirtërore.
“Fjala e Zotit na flet shumë e ajo që kemi nevojë të jemi të hapur përballë saj.. Le ta lejojmë Zotin të na flet, le të mundohemi t’i japim hapësirë atij në jetën tonë, sa e zhurmshme kjo botë, sa e vështirë të gjejmë pak qetësi në jetë. Mbase edhe këtu në Kishë shpesh me celular në dorë nuk arrijmë të shkëputemi nga kjo sferë e jetës tokësore që sikur ky tymi i kemit është të plotësohet lutja jonë drejt Zotit.. Festa e Krishtlindjes është festë e jetës dhe na fton Zoti që ta mbrojmë jetën, ta ruajmë, ta shërbejmë me kontekstin e plotë të fjalës, që të mund të realizohemi si bijtë e Zotit dhe sa shumë plagë ka sot mbarënjerëzimi i mbërthyer nga bota materiale, nga hedonizmi, jeta për të jetuar sipas ëndjes së vet. Është festë e paqes, e një paqeje të trefishtë me Zotin dhe me të afërmin, por edhe me vetveten. Si mund të themi jemi në paqe me Zotin, nëse nuk jemi në paqe me njëri-tjetrin e me njëri-tjetrin nëse zemra nuk ka paqe. Na fton të gjithëve të reflektojmë mbi këto virtyte, në mënyrë që edhe atëherë nuk e kemi lehtë t’ia besojmë Zotit”, tha Don Agim Qerkini.
Krishtlindjet janë një nga festat më të rëndësishme për besimtarët e krishterë, që shënojnë lindjen e Jezu Krishtit dhe simbolizojnë paqen, dashurinë dhe jetën. Në Kosovë, kjo festë shënohet çdo vit me meshë solemne në kisha dhe katedrale, ku besimtarët mblidhen për lutje dhe reflektim shpirtëror. Katedralja “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë mbetet qendra kryesore e kremtimeve të Krishtlindjeve për komunitetin katolik në vend./KosovaPress
Kurti dhe Abdixhiku shprehin gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje për institucionet e reja
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa rezultat konkret, vijojnë negociatat për institucionet e reja në Kosovë
Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë