“Besoji Zërit”, gjimnazistët e Pogradecit film për sensibilizimin kundër bullizmit

30 Mars 2025 | 15:50

Një nxënëse e shkollës së mesme në Pogradec, bashkë me moshatarët e saj, kanë zgjedhur të japin mesazhe të forta kundër bullizmit përmes një filmi të titulluar “Besoji Zërit”.

Sipas Klea Llakmanit, realizimi i filmit u frymëzua nga dhuna, ofendimet dhe nënshtrimi.

“Kam mbledhur të gjitha ato raste që kam parë në përditshmërinë tonë, që ndoshta nuk merren edhe masat e duhura për t’i parandaluar, si bullizmi, dhuna në familje, të gjitha këto bashkë i grumbullova dhe krijova këtë film, ku nuk përfshihej vetëm një tematikë e vetme. Ne jemi të gjithë nxënës të gjimnazit ‘Gjergj Pekmezi’ dhe ky projekt në fund do t’i mbetet shkollës. Është e hidhur për ta pranuar, por realiteti shqiptar është i mbushur me situata të tilla siç është dhuna në familje, diskriminimi i grave, bullizmi me të cilin hasen femrat, dhe nga ana tjetër fakti që femrat vetëmohojnë fuqinë e tyre përballë meshkujve. Roli im ishte që t’u jepja një mësim vajzave dhe t’u kujtoja atyre se zëri i tyre është shumë i vlefshëm për këtë shoqëri”, thotë hotë Klea Llakmani.

Qëllimi i Kleas dhe gjimnazistëve të tjerë nuk ishte thjesht krijimi i një filmi, por të jepnin mesazhet e duhura kundër diskriminimit.

“Brezi i ri mund të merrte shumë mesazhe nga kjo premierë. Ky film i është dedikuar tërësisht atyre. Çdokush mund të jetë i përfshirë dhe të rinjtë e sotëm, po ashtu, ndodhen në situata të tilla, si aktorja në film. Përballemi çdo ditë me situata të tilla dhe jo gjithmonë është shoqëria ajo që del në krah. Por në rastin e filmit tonë, ne kemi dashur të përcjellim mesazhin që shoqëria të jetë gjithmonë aty, sepse janë vërtetë të rënda dhe ata që e përjetojnë e kuptojnë shumë mirë dhimbjen. Edhe titulli i filmit e përcjell mesazhin që duhet t’i besojmë zërit, shoqërisë, familjes, etj”, thotë Luçjana Bashalli.

Filmi “Besoji Zërit” ka pasur si autore dhe regjisore Klea Llakmanin, dhe e gjithë kasta e aktorëve të përfshirë janë të rinj të pasionuar pas aktrimit nga gjimnazi “Gjergj Pekmezi”.

“Dita ditës po dëgjojmë për vrasje, vetvrasje nga bullizimi, ka shumë të rinj që nuk ndjehen mirë nga ana mentale si pasojë e bullizmit që marrin, dhe ky film është ideal për mesazhet drejt femrës dhe kundër bullizmit”, thotë Luçjana Bashalli.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026