Beteja Basha-Rama, Bushati: Kryetari i PD del fitimtar, s’është vështirë të merresh me një gërmadhë si kryeministri
Analisti Andi Bushati duke diskutuar për debatin Basha-Rama në Parlament u shpreh gjatë emisionit “Shock” se në thelb debati ishte fals edhe pse kreu i qeverisë u vu në vështirësi.
“Po ta shohësh nga mënyra se si i merret fryma Ramës, duket se është në vështirësi. Në lidhje me oligarkët, nuk ka njeri që nuk e di lidhjen e Ramës me oligarkët. Po të bëjë një debat të vërtetë, Basha del fitimtar”, tha Bushati.
Sipas analistit, opozita sa kohë do të jetë e përçarë nuk do të ketë fuqi ta godasë Ramën pasi “puna është si të përballesh me regjimin e Ramës, se të bësh demaskim besoj se është një proces i përfunduar”.
“Në thelb mendoj se debati është fals sepse ka një tentativë që pavarësisht marrjes së frymës dhe azmës tha zgjidh njëherë problemin me origjinalin (Berishën) Basha nga paaftësia dhe frika për tu përballur brenda partisë me Berishës mundohet të radikalizohet në Parlament kundër Ramës. Duhet opozitë e unifikuar dhe me lider legjitim dhe kjo fitohet brenda partisë dhe jo në Parlament, kërkon të kamuflojë betejën me Berishën”, deklaroi Bushati.
Ndërsa për analistin Baton Haxhiu debati ishte i vërtetë por problemi qëndron se Basha nuk ka fuqinë e plotë pas debateve të brendshme në PD.
“Nuk i vlen asnjë fjali liderit të opozitës për sa kohë dikush ka marrë një tur (Berisha). As e vërteta e tij, është e dobët edhe paraqitja më e mirë e tij”, tha Haxhiu.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë