Beteja brutale në Ukrainë, Zelensky: Po arrijmë rezultate, Rusia po dështon

9 Qershor 2023 | 19:39

Kundërofensiva ukrainase ka nisur tashmë dhe betejat që po zhvillohen janë brutale. “Po zhvillohen beteja brutale, por po arrijmë rezultate”, ka deklaruar presidenti Volodymyr Zelensky.

Ai ka theksuar se, trupat vendase mund të fitojnë territor në rajonin e Donjeckut, që kryesisht kontrollohet nga trupat ruse.

Sipas të dhënave të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Kievit, mbi 40 shkëmbime zjarri janë verifikuar mes njësive ushtarake rivale në lindje të Ukrainës.

“Armiku vijon t’i fokusojë përpjekjet e tij në drejtim të Limanit, Bakhmutit, Avdivkës dhe Marinkës, ku vazhdojnë luftime të rënda”, thuhet në një raport zyrtar.

Edhe zëvendës ministrja ukrainase e Mbrojtjes, Hanna Malyar ka deklaruar se situata është e tensionuar në të gjitha zonat e frontit.

Sipas saj, lindja e vendit është kthyer në epiqendrën e luftimeve, me rusët që po kryejnë sulme ajrore, me artileri dhe mortaja. Megjithatë, ka shtuar Maljar, pala ruse nuk po i arrin dot objektivat pasi trupat ukrainase po i zmbrapsin sulmet e tyre.

Ndërsa në jug të vendit, njësitë pushtuese po kryejnë operacione mbrojtëse në zonën e Zaporizhias.

Shërbimet sekrete ukrainase kanë regjistruar dhe publikuar një bisedë telefonike mes zyrtarëve rusë, të cilët pohojnë se ishin ata që hodhën në erë digën e Kakhovkës dhe jo ukrainasit.

“Nuk ishin ukrainasit ata që hodhën në erë digën, por grupi ynë i sabotazhit”, ka deklaruar një prej zyrtarëve ushtarakë rusë, i cili në bisedën e zhvilluar pranon se gjërat nuk kishin shkuar sipas planeve.

Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar të premten se vendosja e armëve bërthamore ruse në Bjellorusi do të nisë pas datave 7 dhe 8 korrik, kur parashikohet të përfundojnë punimet e ndërtimit të impianteve të nevojshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA akuzon Kubën për spiunazh

Shtetet e Bashkuara akuzuan Kubën për zhvillimin e një fushate spiunazhi dhe përmbysjeje prej dekadash, duke pretenduar se Havana ka infiltruar nivelet më të larta...
17:57 | 20/07/2026

Temperaturat deri në 48 gradë Celsius, cili vend është përfshirë nga vapa ekstreme

Një valë e fortë të nxehti ka përfshirë Uzbekistanin, duke detyruar autoritetet të marrin masa urgjente për mbrojtjen e qytetarëve, pasi temperaturat kanë arritur deri...
17:48 | 20/07/2026

Shpërthen një pajisje ndezëse jashtë një ndërtese federale në Manhattan, arrestohet i dyshuari (VIDEO)

Një pajisje ndezëse shpërtheu mëngjesin e së hënës jashtë një ndërtese federale në Manhattan, ku ndodhen disa agjenci amerikane, përfshirë FBI-në, Zyrën e Imigracionit dhe...
17:43 | 20/07/2026