Mbi 900 viktima nga Ebola në Kongo

20 Korrik 2026 | 17:35

Numri i viktimave nga shpërthimi i virusit Ebola në Republikën Demokratike të Kongos ka kaluar shifrën 900, sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga autoritetet shëndetësore të vendit.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë konfirmuar 2.344 raste me Ebola, ndërsa 930 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit. Aktualisht, 724 pacientë ndodhen në izolim ose janë duke u trajtuar në spital, ndërsa 466 të tjerë janë shëruar.

Sipas ministrisë, shkalla e vdekshmërisë ka arritur në 39.7 për qind, ndërsa gjurmimi i kontakteve të rasteve të konfirmuara është realizuar në 85.8 për qind.

Shpërthimi, i shpallur më 15 maj, ka prekur pesë provinca: Haut-Uele, Ituri, Kivu Verior, Kivu Jugor dhe Tshopo. Provinca Ituri mbetet epiqendra e epidemisë së shkaktuar nga varianti Bundibugyo i virusit Ebola, ku transmetimi në komunitet vazhdon.

Qendrat Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Africa CDC) bënë të ditur se ekipet në terren, autoritetet shëndetësore dhe partnerët ndërkombëtarë po vazhdojnë bashkëpunimin për të vënë nën kontroll shpërthimin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump paralajmëron Iranin: Për çdo ushtar amerikan të vrarë do të ketë nga një përgjigje të fortë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dërguar një mesazh të ri të ashpër ndaj Iranit, duke paralajmëruar se çdo sulm që shkakton vdekjen e një...
21:33 | 20/07/2026

Kryeministri i ri britanik prezanton kabinetin, emëron kancelarin dhe sekretarin e Jashtëm

Kryeministri i ri britanik, Andy Burnham, ka prezantuar kabinetin e tij të ri, duke emëruar John Healey si kancelar dhe Ed Miliband në postin e...
21:28 | 20/07/2026

Premtimi i parë i Burnham si kryeministër: Do t’i japim fund fjetjes në rrugë të të pastrehëve në Angli

Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, mbajti këtë të hënë fjalimin e tij të parë pas marrjes së detyrës, duke premtuar se...
20:18 | 20/07/2026