Beteja më e madhe e luftës, Pokrovski qyteti ku Rusia ka frikë humbjen

10 Dhjetor 2025 | 11:18

Një vijë e gjatë prej 50 kilometrash ndan zonat e pushtuara nga Rusia nga qytetet kyçe të Donetsk-ut. Ajo shtrihet mes Kramatorsk-ut, Sloviansk-ut, Druzhkivka-s dhe Kostiantynivka-s, përgjatë autostradës H-20, dhe përbëhet nga fortifikime, transhe, tela me gjemba dhe pengesa të tjera ushtarake, një barrierë që ka ngadalësuar muaj me radhë avancimin rus.

Sipas ekspertëve, marrja e gjithë rajonit të Donetsk-ut pa një luftë të gjatë pas 45 muajsh konflikti do të ishte një fitore e madhe për Moskën, duke i dhënë akses në një “fortesë” ndërtuar nga Ukraina dhe një trampolinë për të avancuar drejt rajoneve të Kharkiv-it dhe Dnipropetrovsk-ut. Por sfida mbetet e madhe: Rusia duhet ende të pushtojë rreth 7 mijë km², një të tretën e rajonit, ku jetojnë rreth 250 mijë njerëz.

Për shembull, beteja për Bakhmut-in ka zgjatur gati një vit, duke shkaktuar humbje të mëdha njerëzore mes forcave ruse dhe mercenarëve të Ëagner-it. Sulmi ndaj Avdiivkës ka përfshirë 120 mijë ushtarë, me një humbje prej rreth një të tretës së trupave. Qytete të tjera si Toretsk-ut, Kostyantynivka-s dhe Chasiv Yar-it vazhdojnë të rezistojnë, duke bllokuar avancimin rus.

Edhe beteja për Pokrovsk-in, e quajtur “porta e Donetsk”, ka hyrë në vitin e dytë. Sipas raportimeve, dje BBC ka publikuar një video ku duket flamuri ukrainas i ngritur në pjesën veriore të qytetit, duke treguar për një betejë të vazhdueshme mes propagandës dhe realitetit të frontit.

Numrat e humbjeve janë alarmante. Sipas të dhënave të Kievit, Rusia ka angazhuar rreth 170 mijë ushtarë për të marrë Pokrovsk-in, një shifër që ekspertët e cilësojnë kolosale. Humbjet ruse vetëm gjatë vitit 2025 kanë arritur 392 mijë midis të vrarëve dhe të plagosurve, dhe pritet të kalojnë 400 mijë deri në fund të vitit, duke u shtuar mbi 790 mijë viktimat e tre viteve të kaluara.

Me gjithë përdorimin e trupave dhe armatimit masiv, Rusia mbetet larg objektivit të saj për të pushtuar Donetsk-un. Sipas analistëve, një dorëzim territorial jo vetëm që do të ishte i rrezikshëm, por edhe i papranueshëm historikisht dhe moral. Historia tregon se cënimi i integritetit territorial, siç ndodhi në 1938 me traktatin e Mynihut, nuk ka ndalur agresorët, por vetëm ka legjitimuar pushtimet e ardhshme.

Në të njëjtën kohë, disa ekspertë theksojnë se një kompromis territorial mund të jetë një çmim i pranueshëm për paqe, duke kujtuar shembujt historikë si dorëzimi i Alsac-Lorraine nga Gjermania në Francë në 1918, pjesëve të Karelias nga Finlanda në Bashkimin Sovjetik në 1944, apo përfundimin e luftës mes dy Koreve në 1953.

Për Ukrainën dhe komunitetin ndërkombëtar, Pokrovsk-u dhe rajoni i Donetsk-ut mbeten aktualisht një sfidë ushtarake dhe diplomatike të paparë në dekadat e fundit.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Orban thirrje mbështetësve të ngrihen kundër ‘tiranisë’ së kryeministrit Magyar: Të rivendosim demokracinë

Ish-kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i cili u rrëzua nga pushteti pas 16 vitesh në pushtet në zgjedhjet e prillit, u ka kërkuar mbështetësve të...
10:11 | 22/07/2026

I akuzuar për lidhje me SHBA-në dhe Izraelin, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar

Agjencia iraniane e lajmeve Fars raporton se një burrë i arrestuar dhe i gjykuar me akuzat për përkatësi në një “grup terrorist antirevolucionar” dhe kryerje...
10:07 | 22/07/2026

Pas pezullimit shumëvjeçar, SHBA rikthen fluturimet direkte drejt Libanit. Trump jep dritën jeshile

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se po i jep dritën jeshile rifillimit të fluturimeve direkte nga linjat ajrore amerikane për në Liban ,...
09:49 | 22/07/2026