Putin: Donbasi është territor rus. Aty ka lindur Rusia

9 Dhjetor 2025 | 19:05

Donbasi është territor rus dhe ky është një fakt historik. Kështu ka deklaruar presidenti rus Vladimir Putin lidhur me territorin lindor të Ukrainës, të cilin po e kërkon me ngulm në negociatat e paqes.

Duke folur në Këshillin për zhvillimin shoqëror dhe të drejtat e njeriut, kreu i Kremlinit ka nënvizuar se Donbasi është një territor i padiskutueshëm.

“Ky territor është i rëndësishëm, është territori ynë historik. Rusia është krijuar në atë mënyrë që kjo tokë ka qenë gjithmonë pjesë e saj”, ka vijuar Putin.

Lideri rus ka përsëritur akuzat ndaj Perëndimit për fillimin e luftës në Ukrainë. “Rusia po përpiqet t’i japë fund një lufte të nisur pas një grushti shteti në Kiev në vitin 2014 dhe është e detyruar ta bëjë këtë me mjete ushtarake”, ka thënë Putin.

Donbasi mbetet çështja kyçe dhe më e komplikuar e negociatave të paqes. Kjo, pasi edhe nëse presidenti Zelensky bie dakord për dhënien e territoreve Rusisë, ai nuk ka kompetenca për të nënshkruar koncesione territoriale.

Sipas ligjit ukrainas, një kompetencë e tillë i përket vetëm qytetarëve dhe mund të ushtrohet përmes një referendumi gjithëpërfshirës.

Neni 73 i Kushtetutës ukrainase thotë se çdo ndryshim territori mund të bëhet vetëm me një referendum ku të votojnë gjithë shtetasit ukrainas.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës

Google është gjobitur me një total prej 890 milionë eurosh nga BE për shkelje të ligjeve të konkurrencës online nga shërbimet e saj të kërkimit...
13:18 | 23/07/2026

Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë

Të dërguarit e Bashkimit Evropian ranë dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë, duke vendosur kufizime...
12:45 | 23/07/2026

Lavrov-Rubios: E papranueshme që SHBA-të të vazhdojnë shitjen e armëve në Kiev

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov paralajmëroi Uashingtonin kundër shitjes së vazhdueshme të armëve në Kiev gjatë një takimi me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së...
12:44 | 23/07/2026