Qeveria “Rama 3” betohet nesër në Presidencë

17 Shtator 2021 | 17:20

Të shtunën në orën 10:00 kryeministri Edi Rama bashkë me kabinetin e ri qeveritar do të betohen para presidentit, Ilir Meta për mandatin e ri qeveritar.

Ky hap vjen një ditë pasi Kuvendi miratoi me 77 vota pro, 53 kundër, 1 abstenim kabinetin e ri qeveritar dhe programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.

Mandati i tretë qeverisës i socialistëve do të bazohet në 5 shtylla kryesore.

Programi i qeverisë së re e ka drejtuar fokusin tek rindërtimi pas tërmetit dhe menaxhimi i pandemisë, mirëqenia e qytetarëve; modernizimi për zhvillim të ekonomisë prodhuese, familja dhe forcimi i shtetit ligjor.

Përbërja e kabinetit qeveritar “Rama 3”: 

  • Arben Ahmetaj– Zv.kryeministër
  • Ulsi Manja- Ministër i Drejtësisë.
  • Delina Ibrahimi– Ministër i Financave dhe Ekonomisë
  • Ogerta Manastirliu– Ministre e Shëndetësisë
  • Bledi Çuçi– Ministër i Brendshëm
  • Belinda Balluku– Ministre Energjisë dhe Infrastrukturës
  • Olta Xhaçka– Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme
  • Mirela Kumbaro– Ministre e Turizmit dhe Mjedisit
  • Evis Kushi– Ministre e Arsimit dhe Sportit
  • Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes
  • Frida Krifca– Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
  • Elva Margariti – Ministre e Kulturës
  • Milva Ikonomi – Ministre Shteti Për Standarded dhe Shërbimet
  • Elisa Spiropali– Ministre Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin
  • Bora Muzhaqi– Ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
  • Edona Bilali– Ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026