Biden do të presë Zelenksy në SHBA më 24 shtator
Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë në 26 shtator, për bisedime mbi konfliktin Ukrainë-Rusi, njoftoi të enjten Shtëpia e Bardhë.
Sipas një deklarate të zëdhënëses Karine Jean-Pierre, Presidenti Zelensky do të takohet më vete me Nënpresidenten Kamala Harris.
“Udhëheqësit do të diskutojnë mbi gjendjen e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, përfshirë planin strategjik të Ukrainës dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndaj Kievit në mbrojtjen ndaj agresionit rus. Presidenti dhe Nënpresidentja do të nënvizojnë angazhimin e palëkundur për të qëndruar në krah të Ukrainës derisa ta fitojë luftën”, tha ajo.
Presidenti Zelensky ka deklaruar se ai ka një plan për ta fituar luftën ndaj Rusisë dhe synon që t’ia prezantojë Presidentit Biden.
Në një deklaratë të premten e kaluar, Presidenti Zelensky tha se agresionet, si ai i Rusisë ndaj Ukrainës, mund të marrin fund pozitivisht, qoftë duke zmbrapsur ushtrinë pushtuese në fushën e betejës, ose përmes diplomacisë, nëpërmjet së cilës vendi i pushtuar fiton lirinë dhe ruan pavarësinë.
“Në të dyja rastet, Ukrainës i duhet një pozicion i fortë”, tha ai. “Shtetet e Bashkuara mund të na ndihmojnë për këtë; nëse me partnerin tonë kryesor, përpiqemi së bashku për fitoren”.
Gjatë javëve të fundit, zoti Zelensky ka shprehur zhgënjimin që nuk është dhënë ende leja nga aleatët – në veçanti Shtetet e Bashkuara dhe Britania – për të përdorur armët e tyre me rreze të gjatë veprimi, për të goditur objektiva brenda territorit të Rusisë.
Të dyja këto vende kanë shprehur shqetësimin për mundësinë e tërheqjes në një përballje të drejtpërdrejtë me Rusinë.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë