Biden drejt inkriminimit? Republikanët: Ka abuzuar me pushtetin, pengoi drejtësinë

19 Gusht 2024 | 16:39

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve, ku kanë një mazhorancë të lehtë, ia kanë prishur ceremoninë e lamtumirës presidentit Joe Biden në konventën e demokratëve.

Në një raport prej 291 faqesh, tre komisione hetimore kanë mbledhur prova që tregojnë se kreu i shtetit ka kryer veprime që mund ta çojnë drejt inkriminimit dhe e akuzojnë për abuzim me pushtetin dhe pengim të drejtësisë.

Tani, vlerësimi i përfundimeve të raportit i janë lënë për vlerësim vetë Dhomës së Përfaqësuesve.

Sipas ligjvënësve republikanë, Biden ka mashtruar financiarisht Shtetet e Bashkuara për të pasuruar familjen e tij kur ishte zëvendës president, duke favorizuar bizneset e të birit Hunter.

Megjithatë, partia republikane nuk ka numrat e duhura për ta dënuar presidentin në Senat.

“Ka prova bindëse se Biden ka marrë pjesë në një komplot për të monetizuar zyrën e tij të themeluar mbi besimin publik, me qëllim pasurimin e familjes së tij”, thuhet në raportin e komisioneve të mbikëqyrjes, drejtësisë dhe ekonomisë.

Sipas tyre, familja Biden dhe ortakët e saj në biznes kanë marrë dhjetëra milionë dollarë nga interesa të huaja, të cilat synonin të ndikonin tek administrata amerikane.

Hetimet parlamentare sugjerojnë se në total bëhet fjalë për më shumë se 27 milionë dollarë të marrë nga individë apo subjekte të huaja që prej vitit 2014.

Gjithashtu, republikanët e akuzojnë familjen Biden se ka shfrytëzuar pozitën e kryetarit të saj si zëvendës president për të marrë mbi 8 milionë dollarë hua nga biznesmenë demokratë, borxhe këto që sipas tyre nuk janë rumbursuar.

“Këtë e tregon fakti se dokumentacioni për pasqyrimin e huave nuk ekziston dhe nuk u është paraqitur komisioneve”, thotë më tej raporti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së

Ushtria iraniane njoftoi këtë të mërkurë vdekjen e shtatë ushtarëve në sulmet amerikane  të kryera në orët e fundit në Iranin juglindor, në një përshkallëzim...
10:54 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën

Masat e reja për të financuar ushtarakisht Ukrainën, përmes një kredie prej 90 miliardë eurosh, pritet të shpallen nga Presidentja e Komisionit Ursula von der...
10:41 | 15/07/2026