Biden-Macron miq kundër Putin, ‘armiq’ për çështje të tjera

1 Dhjetor 2022 | 21:09

Me dallime të thella, por me rëndësi është që janë miq përballë Rusisë së Putin. Presidenti amerikan Joe Biden priti homologun francez Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë.

Biden e vuri theksin tek aleanca historike me Francën dhe nënvizoi vlerat demokratike dhe respektin për të drejtat e njeriut që bashkojnë dy vendet, në kontrast me agresionin rus në Ukrainë.

“Si aleatë në NATO, bashkë me Bashkimin Evropian dhe partnerët e grupimit G7, Franca dhe Shtetet e Bashkuara po i bëjnë ballë ambicieve pushtuese të Putin dhe luftës brutale të tij në Ukrainë, që ka thërrmuar paqen në kontinentin evropian”, tha Joe Biden, president i Shteteve të Bashkuara.

Por presidenti francez ripërsëriti synimet e tij. Tani, tha ai, duhet të jemi më shumë se miq.

“Ndërsa lufta në tokën evropiane është kthyer, me agresionin e Rusisë në Ukrainë dhe me krizat e shumta me të cilat përballen shoqëritë tona, duhet të bëhemi edhe njëherë vëllezër në armë”, u shpreh Emmanuel Macron, president i Francës.

Dy liderët po festojnë së bashku mbi 200 vjet miqësi mes Uashingtonit dhe Parisit. Megjithatë, mbrapa skenave, mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës është përplasja për subvencionet amerikane për energjinë e gjelbër që po përçan partneritetin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mamdani kundërshton vizionin e Trump për Amerikën në fjalimin e 250-vjetorit të SHBA-së

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, të premten kundërshtoi vizionin e Presidentit Donald Trump për vendin në fjalimin e tij me rastin e 250-vjetorit të...
13:41 | 04/07/2026

Si kanë përparuar bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit?

Në një fjalim të mbajtur në Malin Rushmore, presidenti i SHBA-së Donald Trump pretendoi se Irani po “vdes për t’u qetësuar”, duke shtuar: “Ne u...
13:37 | 04/07/2026

Gjermani, gjendet në lumë një armë e Luftës së Dytë Botërore

Shërbimi Gjerman i Asgjësimit të Municioneve Shpërthyese (KMBD) ka zbuluar një top sovjetik të Luftës së Dytë Botërore në lumin Neisse pranë Forst në Lusatia....
13:34 | 04/07/2026