Biden: Mbështetje ndaj grave që ndryshojnë shtet për të kryer abordin

2 Korrik 2022 | 08:44

Qeveria federale amerikane do t’i mbrojë gratë që udhëtojnë për abort. Lajmin e bëri të ditur presidenti Joe Biden gjatë një takimi virtual me guvernatorët demokratë.

Reagimi i tij erdhi pas vendimit të Gjykatës Supreme për të zhbërë ligjin e mëparshëm që i lejonte çdo shteti të vendoste nëse praktika shëndetësore mund të realizohej.

“Nëse guvernatorët ekstremistë përpiqen ta bllokojnë një grua që udhëton nga shteti në shtet për të marrë ndihmën mjekësore që i duhet, atëherë qeveria federale do të veprojë për ta mbrojtur të drejtën themelore të kësaj gruaje përmes zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm. Së dyti, nëse shtetet përpiqen të bllokojnë një grua të marrë ilaçin e aprovuar nga FDA prej 20 vjetësh, administrata ime do të veprojë për ta mbrojtur të drejtën e asaj gruaje për ta marrë ilaçin”, u shpreh Biden, president i Shteteve të Bashkuara.

Biden inkurajoi guvernatorët që ta mbështesin atë në sigurimin e shumicës në zgjedhjet e mesmandatit që mbahen në nëntor, në mënyrë që ai t’i japë fund votimeve të tejzgjatura në Senat dhe të kodifikojë të drejtat e abortit.

Rrëzimi i ligjit 50-vjeçar që lejonte abortin ka tronditur mbarë Shtetet e Bashkuara. Që prej vendimit, 13 shtete kanë bllokuar ose reduktuar aksesin në këtë shërbim.

Gjithashtu, një sondazh i ri ka treguar një rritje të përqindjes së amerikanëve që bëjnë thirrje për trajtimin e abortit me prioritet nga qeveria.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani paralajmëron: Nuk do i përmbahemi marrëveshjes me SHBA-në nëse ata nuk zbatojnë rregullat

Irani deklaroi se nuk do t’i përmbahet më memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar me Shtetet e Bashkuara nëse Uashingtoni nuk respekton angazhimet e tij për...
10:05 | 13/07/2026

Izraeli mban zgjedhjet parlamentare më 27 tetor, Netanyahu: Do fitoj sërish!

Izraeli do të zhvillojë zgjedhjet parlamentare më 27 tetor, data e fundit e parashikuar nga ligji, në një proces që shihet gjerësisht si një test...
09:59 | 13/07/2026

Bashkimi Evropian diskuton sanksione të reja ndaj Rusisë, shkak sulmet e fundit

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian u mblodhën në Bruksel për të diskutuar paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, zhvillimet në Ukrainë dhe çështje...
09:54 | 13/07/2026