Biden mirëpret dëshirën e Starmer për raporte më të ngushta me BE

11 Korrik 2024 | 09:13

Presidenti amerikan, Joe Biden, i tha kryeministrit të ri britanik, Keir Starmer, se mirëpret dëshirën e tij për raporte më të ngushta me homologët evropianë, sipas njoftimit të Qeverisë britanike.

Starmer u takua me Bidenin në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën dhe liderët diskutuan për raportet mes dy shteteve të tyre si dhe për konfliktet në Ukrainë dhe Gazë.

“Presidenti mirëpriti deklaratat e bëra së fundi nga kryeministri për krijimin e raporteve të ngushta me homologët tanë evropianë, por edhe përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për AUKUS”, tha Qeveria britanike, duke iu referuar paktit të sigurisë mes Britanisë, SHBA-së dhe Australisë.

“Në kohën kur ne po përballemi me sfida në mbarë botën, ne jemi më të fortë kur jemi bashkë dhe punojmë së bashku”.

Starmer ka marrë pjesë në samitin e NATO-s në Uashington, ku është takuar me liderët evropianë, përfshirë kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, shkruan REL.

Starmer tha se ai dëshiron që Britania të rivendosë raportet me Bashkimin Evropian, të përmirësojë bashkëpunimin në fusha sikurse ajo e sigurisë dhe tregtisë, duke kërkuar që të ulë tensionet që u shkaktuan pas referendumit të vitit 2016, kur britanikët vendosën të largonin shtetin nga blloku evropian.

Megjithatë, ai ka përjashtuan mundësinë e ribashkimit në tregun e përbashkët të BE-së apo në unionin e doganave.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shefi i NATO-s kërkon që aleatët të paraqesin plane të besueshme për të arritur objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, me mbërritjen e tij në Ankara kërkoi që aleatët të paraqesin “plane të qarta, konkrete dhe të besueshme”...
16:14 | 06/07/2026

Microsoft shkurton 4,800 vende pune, investimet në inteligjencën artificiale rrisin presionin mbi gjigandin teknologjik

Microsoft do të shkurtojë rreth 4,800 vende pune, ose rreth 2.1% të fuqisë së tij punëtore globale, duke iu bashkuar valës së largimeve nga puna...
16:10 | 06/07/2026

Rutte pas mbërritjes në Ankara: Trump shtyu aleatët të rrisin investimet në mbrojtje

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka folur në një konferencë për shtyp pas mbërritjes në Ankara ku do mbahet samiti me liderët e...
16:06 | 06/07/2026