Biden: Nuk mendoj se Putini do përdorë armë bëthamore

12 Tetor 2022 | 09:23

Presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi se ka dyshime për faktin nëse homologu rus, Vladimir Putin do të përdorë armë bërthamore.

Sipas tij, Putin është një aktor i cili i ka bërë llogaritë gabim, shkruan Reuters.

“Putin është një aktor racional, i cili ka bërë llogaritë gabim. Nuk mendoj se do ta bëjë”, u shpreh Biden.

Ndërsa, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski u ka kërkuar vendeve perëndimore që të godasin Rusinë me më shumë sanksione në përgjigje të “një valë të re terrori”, pas sulmeve të së hënës në Ukrainë.

Zelenski i bëri thirrje Perëndimit të gjejë mënyra të reja për të ushtruar presion politik ndaj Rusisë dhe për të mbështetur Ukrainën.

Të paktën 19 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, pasi raketat ruse goditën rajone në të gjithë vendin.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026

Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, i ka kërkuar drejtpërdrejt homologut të tij rus, Vladimir Putin, ndalimin e luftimeve në Ukrainë dhe ka propozuar një “ngrirje”...
19:46 | 25/07/2026

Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti

Një aeroplan i vogël u rrëzua mbi çatinë e një shtëpie në Ganderkesee, në rajonin e Oldenburgut në Gjermani, duke i marrë jetën pilotit. Për...
18:47 | 25/07/2026