Biden-presidentit Putin: Do i përgjigjemi çdo sulmi ndaj Ukrainës
Të shtunën Presidenti i SHBA Joe Biden i tha Vladimir Putinit të Rusisë se Perëndimi do t’i përgjigjet me vendosmëri çdo sulmi ndaj Ukrainës, duke shtuar se një hap i tillë do të prodhonte vuajtje të gjerë dhe do të izolonte Moskën.
Në përpjekjen e fundit për të menaxhuar armiqësinë në rritje, të dy liderët folën me telefon për një orë, pasi Uashingtoni dhe aleatët e tij paralajmëruan se ushtria ruse, e cila ka 100.000 trupa të grumbulluara pranë Ukrainës, mund ta pushtonte fqinjen e saj në çdo moment. Moska i ka hedhur poshtë këto paralajmërime.
Një zyrtar i lartë i administratës Biden tha se thirrja ishte profesionale dhe thelbësore, por se nuk kishte asnjë ndryshim thelbësor.
Nga ana tjetër Kremlini tha se Putin i komunikoi Bidenit se Uashingtoni nuk ka marrë parasysh shqetësimet kryesore të Rusisë dhe se nuk kishte marrë asnjë përgjigje për zgjerimin e NATO-s dhe vendosjen e forcave sulmuese në Ukrainë.
Izraeli, Portugalia dhe Belgjika iu bashkuan listës së vendeve që u kanë kërkuar qytetarëve të tyre të largohen menjëherë nga Ukraina. Departamenti Amerikan i Shtetit urdhëroi shumicën e stafit të ambasadës të largohej nga Ukraina. Pentagoni tha se po tërhiqte rreth 150 trajnerë ushtarakë.
Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit
Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s