Biden presion Netanjahut për të rritur ndihmën humanitare në Gaza
Presidenti i SHBA Joe Biden i bëri presion kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të dielën për të rritur “menjëherë dhe në mënyrë të konsiderueshme” fluksin e ndihmave humanitare në Gaza, sipas një përmbledhjeje të Shtëpisë së Bardhë të telefonatës së parë midis dy liderëve që nga fillimi i operacionit të zgjeruar të Izraelit.
Kërkesa për rritje të fluksit vjen pasi një krizë e tmerrshme humanitare përkeqësohet pas zgjerimit të sulmit izraelit në brez. Agjencitë e ndihmës thonë se ushqimi, uji dhe ilaçet janë në mungesë.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se SHBA po i bën presion Izraelit të zgjerojë ndihmën në Gaza, duke i përshkruar bisedat si herë pas here të vështira.
“Ne kemi biseda, si miqtë, për çështjet e vështira … mbi çështjet që lidhen me ndihmën humanitare”, tha të dielën në CBS këshilltari i sigurimit kombëtar të SHBA, Jake Sullivan.
Zyrtarët amerikanë presin që në ditët në vijim, deri në 100 kamionë ndihma do të fillojnë të hyjnë në Gaza në ditë, pasi Izraeli ra dakord të përshpejtojë inspektimet e autokolonave që transportonin mbështetje jetike humanitare, sipas një burimi të njohur.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë