Rusia ka filluar pushtimin e Ukrainës, thotë Biden

22 Shkurt 2022 | 20:59

Presidenti amerikan Joe Biden beson se Vladimir Putini po krijon një arsyetim për të shkuar shumë më tej dhe për të marrë më shumë territor ukrainas me forcë.

“Ky është fillimi i një pushtimi rus të Ukrainës”, tha ai, duke iu referuar fjalimit të Putinit të hënën dhe autorizimit të Dumës për të dërguar trupa në Donbas.

Në një fjalim të martën presidenti amerikan njoftoi sanksionet e para për Rusinë.

Ai shpalli sanksione për borxhin sovran.

Biden u shpreh se kjo do të thotë shkëputje e qeverisë ruse nga financat perëndimore.

“Rusia nuk mund të mbledhë më para nga Perëndimi”, tha Biden.

Ai shtoi se SHBA do të vazhdojë të “përshkallëzojë sanksionet” nëse Rusia vazhdon të përshkallëzojë veprimet e saj në Ukrainë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës

Një nga nismat kryesore të Donald Trumpit në fillim të mandatit të tij të dytë ishte përpjekja për të ndryshuar interpretimin e Amendamentit të 14-të...
22:21 | 02/07/2026

Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)

Një video e kamerës së sigurisë ka kapur momentin kur një dron rus përplaset në çatinë e një pishine të mbyllur në Zaporizhia të enjten pasdite, ndërsa disa persona po notonin....
22:17 | 02/07/2026

Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas

Një sulm i madh rus gjatë natës së 2 korrikut ka goditur Kievin dhe zonat përreth, duke shkatërruar plotësisht një depo humanitare të Kryqit të...
22:09 | 02/07/2026