Biden: Sot mbyllim hapësirën ajrore për avionët rusë
Në fjalën e tij të parë mbi gjendjen e kombit, Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se SHBA do bashkohet shteteve aleate duke mbyllur hapësirën ajrore për avionët rusë.
Sipas presidentit amerikan, sanksionet kundër homologut të tij rus, Vladimir Putin, do të shërbejnë për ta bërë të paguajë për veprimet e tij.
“Përgjatë historisë kemi mësuar se nëse diktatorët nuk paguajnë për agresionet e tyre, ata vazhdojnë te bëjnë më keq”, tha Biden.
“Putin është më izoluar nga bota nga sa ka qenë ndonjëherë”, shtoi ai.
Ai tha se lideri rus nuk i ka pranuar përpjekjet e vazhdueshme për të gjetur zgjidhje përmes rrugëve diplomatike dhe se kjo i ka bërë vendet aleate edhe më të bashkuar.
Kur historia e kësaj epoke të shkruhet, lufta e Putin në Ukrainë do ta lëjë Rusinë më të dobët, ndërsa pjesën tjetër të botës më te fortë, tha presidenti amerikan.
Sipas tij, Putin bëri përllogaritjet gabim dhe u “ndesh me popullin ukrainas”.
“Putin mund të rrethojë Kievin me tanke, por nuk do të mund të fitojë kurrë zemrat e ukrainasve”.
Teksa shprehu solidaritetin e tij për popullin e Ukrainës , Biden përsëriti qëndrimin e SHBA se nuk do të përfshihen në një konflikt në Ukrainë.
Biden njoftoi se SHBA ka ngritur një task forcë për të dokumentuar krimet e Putin.
Gjithashtu, departamenti i drejtësisë ka krijuar një task forcë për të hetuar veprimet kriminale të oligarkëve rusë.
Bashkë me aleatët do te gjejmë dhe konfiskojmë jahtet e tyre, apartamentet luksoze, avionët privatë të tyre
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 18:49 Zjarret në Francë, kafshët e egra po paguajnë çmimin më të rëndë
- 18:46 Esmeralda Kazia, shqiptarja e parë që shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”
- 18:27 30 ditë i bllokuar në det, shpëtohet në brigjet e Hawaii-t 39-vjeçari nga Kalifornia
- 18:08 Pompei rindërton tavanin antik me afreske të mitologjisë greke
- 18:07 Pirlo largohet nga posti i lartë i futbollit italian pas kritikave për lidhjet me firmën ruse të basteve
- 17:55 Arbitri i finales së Kupës së Botës tërhiqet nga futbolli pas kritikave për ndeshjen Argjentinë-Spanjë