Biden: Të paktën 11 shtetas amerikanë mes të vdekurve në Izrael

10 Tetor 2023 | 07:08

Presidenti amerikan Joe Biden tha të hënën se të paktën 11 shtetas amerikanë janë në mesin e të vrarëve në sulmet fundjavës nga grupi islamik palestinez Hamas në Izrael.

Uashingtoni beson se ka të ngjarë që shtetasit amerikanë mund të jenë edhe në mesin e atyre që po mbahen peng nga Hamasi, tha ai përmes një deklarate.

Presidenti Biden tha se Shtetet e Bashkuara po punojnë me zyrtarët izraelitë për të marrë më shumë informacion në lidhje me vendndodhjen e qytetarëve amerikanë, të cilët janë në listën e personave të pagjetur.

“Për qytetarët amerikanë që janë aktualisht në Izrael, Departamenti i Shtetit po ofron ndihmë konsullore si dhe njoftime të përditësuara mbi situatën e sigurisë. Për ata që dëshirojnë të largohen, fluturimet komerciale dhe rrugët tokësore janë ende të disponueshme”, tha ai, duke shtuar se ata duhet të marrin masa paraprake dhe duhet të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.

Persona të armatosur të Hamasit kaluan nga Rripi i Gazës në Izrael të shtunën, duke vrarë ushtarë, civilë izraelitë dhe duke marrë dhjetëra pengje. Izraeli u përgjigj me bombardime të rënda ndaj Rripit të Gazës dhe po shqyrton një sulm të gjerë tokësor.

Presidenti Biden tha se ai ka udhëzuar ekipin e tij të sigurisë kombëtare që të punojë me homologët izraelitë në çdo aspekt lidhur me situatën e pengjeve, duke përfshirë ndarjen e informacioneve të zbulimit dhe dislokimin e ekspertëve të qeverisë amerikane.

Departamentet e policisë në të gjithë territorin e Shteteve të Bashkuara kanë rritur sigurinë rreth qendrave të organizatave hebraike, shtoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026

Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve

Komisioneri i Policisë Metropolitane të Londrës, Mark Rowley, ka njoftuar planet për rritjen e përdorimit të dronëve dhe teknologjisë së njohjes së fytyrës në të...
19:34 | 24/06/2026