Biden thirrje shtetasve amerikanë: Largohuni nga Ukraina
Presidenti Joe Biden u kërkon shtetasve amerikane që të largohen nga Ukraina sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi sipas tij pushtimi rus është shumë pranë.
Në të njëjtën kohë, Washingtoni vijon të shpërndajë 3 mijë trupat ushtarakë në Lindje të Evropës. Dërgesa e parë me mjete e ushtarë u zhvendos në Rumani.
Gjithashtu, një ngarkesë e re me ndihmë ushtarake mbërriti në Ukrainë si pjesë e ndihmës së Uashingtonit për të siguruar Kievin përpara forcës ruse.
Një pjesë e kësaj ndihme përdoret nga këmbësoria ukrainase në stërvitjet e saj të cilat po zhvillohen në rajonin lindor të Donbasit.
Ndërkohë pamjet satelitore tregojnë se si Rusia po vendos trupa pranë të gjitha fronteve në kufirin ukrainas, në jug në Krime dhe Kursk në lindje. Në të njëjtën kohë po zhvillohen stërvitjet e përbashkëta ushtarake në veri në kufi me Bjellorusinë. Për shtetet baltike, kërcënimi dhe rreziku është i lartë.
Megjithatë, Rusia thotë se trupat do të largohen më 20 shkurt sapo të përfundojnë stërvitjet ushtarake.
Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit
Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s