Biden thotë se do t’i vërë veton një projektligji të veçantë për ndihma për Izraelin

6 Shkurt 2024 | 07:20

Administrata e presidentit Joe Biden tha të hënën se ai do t’i vendoste veton një propozimi për ndihmë për Izraelin, po jo për Ukrainën.

Reagimi i Zyrës për Menaxhimin dhe Buxhetin i referohet propozimit për një projektligji të veçantë të mbështetur nga republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve që do të ofronte ndihmë për Izraelin.

Një projektligj më i gjerë ofron ndihmë për Ukrainën dhe Izraelin dhe siguron fonde të reja për sigurinë kufitare.

“Administrata inkurajon me forcë të dyja dhomat e Kongresit që ta refuzojnë këtë manovër politike dhe të dërgojnë me shpejtësi për nënshkrim Ligjin për Buxhetin Shtesë për Emergjenca të Sigurisë Kombëtare”, tha kjo zyrë.

Zyrtarët e administratës së presidentit demokrat po punojnë prej muajsh me demokratët dhe republikanët e Senatit mbi një paketë të bërë të njohur të dielën, që i lidh ndihmat urgjente prej miliarda dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe partnerët e SHBA-së në rajonin Indo-Paqësor, me ndryshime të politikës së emigracionit.

Udhëheqësit republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve thanë para disa ditësh se ata do ta refuzonin projektligjin dypartiak të Senatit dhe në vend të tij, do të votonin për një projektligj që ofron ndihmë vetëm për Izraelin.

Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë republikane miratoi një projekt-ligj vetëm për Izraelin në nëntor, por ai nuk u miratua në Senatin e udhëhequr nga Demokratët, pasi anëtarët e tij po punonin mbi kërkesën e zotit Biden që Kongresi të miratonte paketën më të gjerë të sigurisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026