English

Biden vizitë në Floridën e dëmtuar nga uragani, nuk pritet takim me DeSantis

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti Joe Biden do të vizitojë këtë të shtunë Floridën për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga uragani Idalia, e garantuar mbështetje për popullatën e prekur nga stuhia. Gjatë qëndrimit të tij atje, ai nuk pritet të takohet me Guvernatorin republikan të shtetit Ron DeSantis, njëkohësisht një prej rivalëve të mundshëm të tij në garën për president.

- Advertisement -

Të premten Presidenti Biden, u tha gazetarëve se do të takohej me guvernatorin gjatë vizitës së tij, por më pas zëdhënësi i zotit DeSantis, Jeremy Redfern, tha se nuk ishte planifikuar asnjë takim mes tyre dhe se “përgatitjet lidhur me sigurinë për një takim të tillë, do të bllokonin përpjekjet në vazhdimësi, për t’u ardhur në ndihmë zonave të përmbytura”.

Dyzet e katër vjeçari DeSantis, po kandidon për të marrë emërimin zyrtar të partisë për president. Sondazhet e rendisin atë të dytin pas ish-Presidentin Donald Trump, por me një diferencë të thellë mes tyre.

Zoti Biden dhe zoti DeSantis kanë biseduar rregullisht gjatë gjithë javës lidhur me stuhinë, që goditi rajonin Big Bend të Floridës, me erëra që arritën shpejtësinë e rreth 200 kilometrave në orë.

Të mërkurën presidenti tha se gjatë bisedave të tyre ata e kishin lënë jashtë politikën. “Mendoj se ai i beson gjykimit tim dhe dëshirës time për të ndihmuar, tha Presidenti Biden.

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Biden, i cili pritet të shoqërohet gjatë këtij udhëtimi nga bashkëshortja e tij, Jill Biden, informoi zotin DeSantis për vizitën gjatë një bisede të enjten dhe se guvernatori nuk kishte ngritur asnjë shqetësim.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

A mendoni se dhënia e 2 bonuseve për pensionistët këtë vit lidhet me fushatën elektorale?