Biden viziton sot refugjatët ukrainas në kufirin me Poloninë
25 Mars 2022 |
09:50
Presidenti amerikan Joe Biden do të udhëtojë të premten drejt Polonisë për të parë nga pranë situatën me refugjatët ukrainas.
Avioni presidencial Air Force One do të ulet në fshatin polak Rzeszow, disa kilometra pranë kufirit me Ukrainën.
Presidenti amerikan do të përditësohet me ngjarjet më të fundit që kanë të bëjnë me situatën humanitare në Ukrainë, ku më shumë se dy milionë banorë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre e t’i drejtohen shtetit fqinj.
Pjesë e vizitës është dhe takimi me presidentin polak Andrzej Duda, për ta falenderuar për mbështetjen e jashtëzakonshme me refugjatët ukrainas.
Përpara se të niset për në Poloni, Biden do të takohet në Bruksel me Ursula von der Leyen, presidenten e Komisionit Europian.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
- 19:17 Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra zjarri në disa qarqe të vendit janë nën kontroll, 5 ende aktive
- 19:08 Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban
- 18:41 Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili
- 18:39 Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën
- 18:35 Motora dhe adrenalinë, Korça u gjallërua për dy netë nga Moto & Rock Festival
- 18:15 Autoritetet australiane nisin hetimet, shfaqen sfera të mëdha misterioze në plazh