Bideni i kërkon Izraelit t’i përmbahet rregullave të luftës, Iranit të ketë kujdes

12 Tetor 2023 | 07:40

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i bëri thirrje të mërkurën Izraelit t’iu përmbahet rregullave të luftës, pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua për ta shkatërruar Hamasin pas sulmit shkatërrues të grupit militant palestinez.

Biden, i cili urdhëroi zhvendosjen e aeroplanmbajtësit modern amerikan në Detin Mesdhe në shenjë përkrahjeje për Izraelin, e paralajmëroi edhe mbështetësin e Hamasit, Iranin, të jetë “i kujdesshëm”.

Ai tha gjatë një tubimi me liderët e komunitetit amerikano-hebre në Shtëpinë e Bardhë se sulmi ndaj Izraelit, si pasojë e të cilit u vranë 1.200 njerëz, ishte “dita më vdekjeprurëse për hebrenjtë që nga holokausti”.

Por, derisa Izraeli u hakmor duke e bombarduar Rripin e Gazës, duke i vrarë rreth 1.100 njerëz, Biden tha se bisedoi të mërkurën me Netanyahun, për të cilin tha se e njeh për më shumë se 40 vjet dhe se me të ka “marrëdhënie shumë të sinqerta. E njoh shumë mirë atë”.

“Një gjë që ia thashë është se për Izraelin është shumë e rëndësishme, pavarësisht zemërimit dhe tërbimit që ekziston, të veprojë sipas rregullave të luftës”, tha Biden.

“Dhe, rregulla të luftës ka”, shtoi ai.

Kjo është hera e parë që Biden bën thirrje për vetëpërmbajtje në lidhje me sulmet e Izraelit në Gaza.

Paraprakisht, Netanyahu u zotua se do ta shkatërrojë plotësisht grupin militant.

“Çdo pjesëtar i Hamasit është i vdekur”, tha Netanyahu të mërkurën, duke e krahasuar këtë grup me grupin e Shtetit Islamik (ISIS).

Por, Biden e kishte edhe një paralajmërim të fortë për Iranin, i cili e mbështet Hamasin, dhe është armik i moçëm i Izraelit dhe i Shteteve të Bashkuara.

Presidenti amerikan kujtoi se Uashingtoni e ka dërguar aeroplanmbajtësin më të madh në botë, USS Gerald R. Ford, dhe flotën e tij, në rajon. Zyrtarët amerikanë thanë se edhe një aeroplanmbajtës tjetër do të dërgohej së shpejti, nëse është e nevojshme.

Biden tha se ua ka “bërë të qartë iranianëve. Keni kujdes”.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken u nis të mërkurën për Izrael në shenjë solidariteti me Izraelin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026

Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve

Komisioneri i Policisë Metropolitane të Londrës, Mark Rowley, ka njoftuar planet për rritjen e përdorimit të dronëve dhe teknologjisë së njohjes së fytyrës në të...
19:34 | 24/06/2026