Bie besimi te gjyqësori në Maqedoninë e Veriut
Mbi 400 qytetarë në vit ankohen tek Avokati i Popullit për punën e gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa çdo ditë e më shumë përqindja e besimit në këtë institucion bie.
Lirimi i ish-shefit të policisë secrete, Sasho Mijalkov, ishte një tjetër goditje.
“Nëse merrni parasysh vendimin e Gjykatës së Apelit për të shfuqizuar vendimin e shkallës së parë të Gjykatës Penale për rastin që e dimë të gjithë, është e qartë se si krijohet ky perceptim tek qytetarët për gjykatat. Dhe nuk është e rastësishme humbja e besimit të qytetarëve ndaj vendimeve gjyqësore.
Fatkeqësisht u desh që të marrim vërejtje nga përfaqësi i SHBA-së, Unionit Evropian e kështu me radhë për të alarmuar për situatën”, tha Naser Ziberi, Avokat i Popullit.
Qytetarët e intervistuar nga Euronews Albania thonë se rasti i Mijalkovit, por edhe rënia e Prokurorisë Speciale për shkak të korrupsionit të kryeprokurores, ua kanë humbur besimin tërësisht.
“E gjitha është e politizuar. Meqë emërohen nga partitë politike, gjithçka është e politizuar dhe nuk ka korrektësi në gjykata. Kur ka njeriu para të gjitha i bën. Të gjithë janë të korruptuar. Kur kryesorja që ishte për ta luftuar korrupsionin u gjykua, skemi çfarë të bisedojmë”, u shpreh një qytetar.
Besimi i ulët i qytetarëve në gjyqësor konfirmohet edhe në anketa direkte të bëra nga agjenci të ndryshme.
LEXONI GJITHASHTU
Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera