Bie çmimi i qershisë në Godolesh, shqetësim dhe mungesa e punëtorëve
Zona e Godoleshit është ndër prodhuesit më të mëdhenj të qershive në vend, ku çdo vit qarkullojnë më tepër se 10 mijë kuintalë.
Qershia është burimi kryesor i ekonomisë së rreth 500 familjeve, të cilët pavarësisht tregtimit të këtij produkti e kanë të pamundur të përmbushin kërkesat e tyre. Shkak është çmimi i ulët i shitjes së qershisë, e kjo vjen si pasojë e blerësve, të cilët në një farë mënyrë e zhvlerësojnë produktin.
“Prodhimi është super, është shumë i mirë, ka shumë mall tregu, shikoje. Si është çmimi? Tek 80-90 -100, e patëm shitur 300-350 lekë, nuk ja vlen të marrësh argat, do 30 mijë lekë argati. Ai do vjelë dy arka 30 kg, nuk ta leverdis. Vijnë tregtarët, ata tallen me ne 70-80, ata i shesin me 200 në Tiranë, me 500 mijë”, thotë një shitëse.
Godoleshi prodhon disa varietete të ndryshme të qershisë, ndërsa e preferuar mbetet qershia e Elbasanit për shkak të ëmbëlsisë së saj.
“Mbarohen tonat këtu? Është me tonelatë qershia. Këtu vijnë 8-9 furgona që marrin nga 100 arka përditë”, shprehet ajo.
Tregtarët nga ana e tyre i bëjnë thirrje shteti për ndihmë.
Qendra e fshatit Godolesh përgjatë mesditës shndërrohet në një treg, ku banorët shesin produktet e tyre, por sërish fitimet janë të pamjaftueshme.
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet