Bie fluksi i refugjatëve ukrainas në Rumani

14 Mars 2022 | 13:19

Numri i njerëzve që hyjnë në Rumani nga Ukraina ka rënë ndjeshëm, me mbërritjet ditore me më shumë se 50% në krahasim me javën e kaluar, sipas Policisë Kufitare Rumune.

Numri i të ardhurve të rinj ra nga mesatarisht rreth 30.000 në ditë javën e kaluar në 14.000 të dielën.

Mbi 412.000 qytetarë ukrainas kanë mbërritur në Rumani që nga fillimi i pushtimit rus mbi dy javë më parë, tregojnë të dhënat e Policisë Kufitare.

Raed Arafat, sekretar i shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme Rumune, tha se rreth 80.000 e ukrainase u strehuan në vend.

Ndërkohë, autoritetet gjermane kanë regjistruar më shumë se 146.000 refugjatë nga Ukraina deri më tani, tha të hënën një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.

Sipas të dhënave nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, mbi 2.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga pushtimi rus në fund të shkurtit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026