Bie numri i rasteve me Covid-19, 12 qytetarë humbin jetën
Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale në raportin ditor thekson se përgjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 557 raste të reja me Covid-19, ndërsa 12 pacientë kanë humbur jetën duke e çuar numrin total të viktimave në 810, që nga fillimi i pandemisë në muajin mars.
Aktualisht në tre spitalet COVID po marrin mjekim 491 pacientë, 32 në terapi intensive dhe shtatë prej tyre janë të intubuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 9576
Durrës 1360
Elbasan 841
Fier 1367
Korccë 997
Vlorë 974
Shkodër 904
Lezhë 734
Berat 604
Kukës 406
Dibër 205
Gjirokastër 555
Ministria e Shëndetësisë gjithashtu njofton se 368 pacientë e kanë mposhtur me sukses pandeminë, ndërsa në total numërohen mbi 18 mijë të shëruar nga virusi vdekjeprurës. Autoritetet shëndetësore theksojnë se në total janë kryer 190 444 testime, kurse 38 182 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.
Treguesi tjetër epidemiologjik, i cili po shihet me shqetësim, ka të bëjë me numrin e rasteve aktive. Në të gjithë territorin raportohet se janë 18 523 raste aktive, shifër kjo shumë e lartë në krahasim me numrin total të popullsisë.
Lexoni gjithashtu:
Tjetër pacient i jep fund jetës në spitalin ”Shefqet Ndroqi”
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West