Bie shpresa e bareve dhe lokaleve, Enri Jahaj: Ky vit do quhet “viti zero për ne”

11 Maj 2020 | 17:46

Baret, lokalet dhe restorantet në Shqipëri presin të rinisin aktivitetin e tyre pas 18 majit, por pavarësisht kësaj, përfaqësuesit e këtij sektori nuk janë aspak optimistë.

Kreu i Shoqatës së Bareve, Enri Jahaj  tha në “Ilva Now” se ata nuk presin fitim pasi do të bjerë aktiviteti i tyre për shkak të masave kufizuese të qeverisë.

Ai tha se masat e garantuara janë pak të rrepta, ndërsa i bën thirrje qeverisë t’i lehtësojë më tej ato.

“Deri në 23 qershor për ne është me rëndësi të mbrojmë interesat e shëndetit të popullit, masat pas 23 qershorit, që do të bjerë edhe gjendja e jashtëzakonshme, shpresojmë që masat të lehtësohen. Masat janë pak të rrepta, të vështira, por shpresojmë se me pak vullnet do t’ia dalim. Nëse ne punonim me një kapacitet të zënë të tavolinave, sot do punojmë me 1/3 e tyre. Nuk po flasim më për përfitim. Për ne është më pak se gjysma. Nuk flitet për fitim, për ne është vetëm hapje biznesi. Shpresojmë që javët në vijim të kemi lehtësim masash, por jo fitim. Distanca është e pacaktuar, nga tavolina në tavolinë do jetë 2 metra. Nuk po flasim më për një hapje normale”, tha ai.

Pak ditë më parë Shoqata e Bareve i dërgoi një letër qeverisë shqiptare ku kërkonte ndihmën e saj. Zoti Jahaj theksoi se ende nuk kanë marrë përgjigje, por se kanë lënë një një takim me përfaqësuesit e ministrive përkatëse.

“Deri më sot nuk kemi marrë përgjigje, por këtë javë kemi lënë takim me ministrat e linjës dhe kryetarit të bashkisë. Jo, nuk janë takuar, por shoqatat tona si motra kanë bërë një plan të mirë. Problemi ynë është se si do të zbatohen dhe lehtësimi i këtyre masave në vijim. Ne presim lehtësim të këtyre masave”, tha ai.

Ai e cilëson këtë vit si të përfunduar, ndërkohë shtoi se nuk bëhet fjalë për fitime. 

“Ky sezon, quhet i humbur dhe besojmë se deri në dhjetor do kemi një impakt negativ nëse nuk ndërhyhet me projekte të caktuara. Të paktën 30 për qind e fitimit vjetor do të jetë i humbur. Po flasim për një impakt shumë të rëndë mbi biznesin tonë. Ky vit do të quhet viti zero për ne, sepse nuk ka asnjë historik për ne apo se çfarë kemi investuar. 70-80 % e lokaleve do të hapen, por besojmë se kjo do të jetë një kohë të shkurtër, por kjo është ende jozyrtare”, shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021