Bie skuadra e Interit, Napoli i Elseid Hysajt shkon në finalen e Kupës së Italisë
Napoli siguroi kualifikimin për në finalen e Kupës së Italisë mbrëmjen e së shtunës, pasi barazoi 1-1 me skuadrën e Interit.
Zikaltrit e nisen me vrull sfidën që u zhvillua në “Sao Paolo”, duke gjetur golin që në minutën e tretë me anë të Kristian Eriksen.
Danezi ndezi shpresat e Interit, që ishte mundur minimalisht në takimin e zhvilluar ne Milano, por skuadra e Gatuzos e gjeti golin e barazimit që në fraksionin e parë.
Mertens ktheu ne gol pasimin e Insinjes, duke vulosur rezultatin, i cili nuk ndryshoi deri ne fund.
Një paraqitje e mirë dhe për Elseid Hysajn, që luajti për 90 minuta në këtë përballje.
Napoli do te ndeshet ne finale me skuadrën e Juventus, që të premten eliminoi Milanin. Këto ishin dy takimet e para të futbollit italian, pas ndërprerjes së aktiviteti nga pandemia Covid-19.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania