Bie vlera e zyrave, puna nga shtëpia zhvlerëson qendrat tregtare, 80% më lirë
Çmimet e zyrave dhe ndërtesave që përdoren për qëllimet tregtare kanë pësuar ulje në San Francisko.
Puna nga shtëpia është arsyeja pse ofertë-kërkesa ka rënë në një prej qyteteve më të mëdha të SHBA-ve.
Përpara pandemisë, San Fransisko ishte qendra e shumë zyrave të bizneseve dhe bankave me peshë të rëndësishme për ekonominë globale. Një nga këto godina ishte pikërisht një ndërtesë 22 katëshe e cila vlente 300 milion dollarë, e ndërsa sot shitet pak më shumë se 60 milionë, pra rreth 80% më pak sesa vlera e saj fillestare.
Ndryshimi i dinamikave të punës pas pandemisë, ka vazhduar edhe me mbarimin e krizës së COVID-it, ku tashmë shumë njerëz dhe kompani janë pajtuar, që puna të kryhet nga shtëpitë.
Ky fenomen ka ndikuar negativisht në tregun e pasurive të patundshme, ku në SHBA këto godina dhe zyra po humbasin vlerën e tyre në treg dita ditës.
San Francisko, është prekur më shumë nga ky fenomen, pasi ky qytet është baza e shumë bizneseve të sektorit informatik dhe teknologjik, i cili ka qenë ndër të parët që ka adoptuar mënyrën të ashtuquajtur “hibride” të së punuarit
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve
“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal
Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin
- 09:35 Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit
- 09:33 Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju
- 09:32 Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin
- 09:32 Gilberto Mora, lojtari më i ri titullar në një Kupë Bote për Meksikën
- 09:23 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, presidenti Macron: Mbështetje dhe solidaritet për popullin venezuelian
- 09:18 Ditëlindja e pestë në Kupën e Botës, Messi feston 39-vjetorin e lindjes me shokët e skuadrës së Argjentinës