Bien “kokat e drogës” në Belgjikë: Mbi 100 të dënuar nga maksiprocesi i Sky Ecc

30 Tetor 2024 | 15:38

Mbi 100 persona u dënuan në procesin më të madh gjyqësor kundër drogës në Belgjikë, që u arrit përmes zbardhjes së komunikimeve të trafikantëve në aplikacionin Sky ECC.

Autoritetet hetimore deshifruan miliona mesazhe në një operacion 2-vjeçar, që hodhi dritë për herë të parë në aspektin e brendshëm të organizatave kriminale.

Të paktën 129 të pandehur, mes të cilëve shqiptarë, belgë, kolumbianë, algjerianë dhe francezë, ishin pjesë e bandave të ndryshme që së bashku formonin një ndër rrjetet më të mëdha të trafikut të kokainës dhe kanabisit.

“Këto janë dënime të rënda. Autoritetet donin të jepnin një shembull dhe kjo duket qartë. Çështja është nëse kjo do të sjellë ndonjë ndryshim. Personalisht nuk mendoj se mund të themi se problemi i kokainës në Antverp, Bruksel, apo kudo tjetër është zgjidhur”, deklaron Kris Luyckx, avokati mbrojtës.

Dënimet e dhëna nga trupa gjykuese varionin. Më të rëndat ishin ato për krerët e organizatës, që arrinin deri në 17 vjet burg.

Një prej liderëve, shtetasi shqiptar Eridan M.G., 51 vjeç, u dënua me 14 vjet burg dhe 20 milionë euro pasuri iu sekuestrua. Avokati i tij i kërkoi gjykatës që të tregohej më e butë, pasi ai kishte bashkëpunuar me drejtësinë.

Krahas trafikut të drogës, të pandehurit u dënuan edhe për përfshirje në akte dhune, pastrim parash, gjobëvënie dhe pengmarrje. Një zëdhënës i gjykatës ku u zhvillua procesi tha se organizata përbënte rrezik për shoqërinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Polonia dhe Ukraina, përplasja në aleancën anti-Putin?

Polonia dhe Ukraina kanë qenë prej kohësh aleatët më të ngushtë. Mbështetja politike dhe ushtarake nga Polonia kontribuoi shumë në mbrojtjen me sukses të Ukrainës në fillim...
11:39 | 25/06/2026

Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump

Presidenti zviceran, Guy Parmelin do të vizitojë Shtetet e Bashkuara dhe do të takohet me Përfaqësuesin e Tregtisë të SHBA-së Jamieson Greer javën e ardhshme,...
10:43 | 25/06/2026

Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?

E njëjta shportë blerjesh mund të kushtojë pothuajse katër herë më shumë, varësisht nga vendi ku ndodheni në Evropë. Por cilat vende janë më të...
09:05 | 25/06/2026