Bien nga sistemi Facebook dhe Instagram

11 Dhjetor 2024 | 20:08

Disa aplikacione në internet kanë rënë nga sistemi të mërkurën, përfshirë Facebook-un, Instagram-in dhe Whatsapp-in, sipas Downdetector.

Sipas këtij uebsajti, rënia e këtyre aplikacioneve u raportua të mërkurën në mbrëmje.

Shumica e përdoruesve raportuan se kishin telashe me aplikacionet e këtyre rrjeteve sociale në telefonat e tyre mobil.

Meta, e cila ka në pronësi këto rrjete sociale, nuk ka komentuar ende.

Tani për tani nuk dihet se çfarë e shkaktoi rënien nga sistemi të këtyre rrjeteve sociale, por përdoruesit e tyre e shfrytëzuan platformën rivale, X, që dikur njihej si Twitter, për të shprehur zemërimin e tyre.

Përveç Facebook-ut dhe Instagram-it, u raportua se as Messenger dhe Threads, po ashtu platforma të Meta-s, nuk kishin funksionuar gjatë asaj kohe.

Rënie të ngjashme nga sistemi e platformave të Meta-s kanë ndodhur edhe në vitet e kaluara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të do t’i shesin 1.96 mld usd armatime Arabisë Saudite

 Departamenti i Shtetit konfirmoi shitjen e mundshme të Sistemeve të Armëve me Precizion të Avancuar Arabisë Saudite në një marrëveshje me vlerë 1.96 miliardë dollarë....
15:15 | 17/07/2026

Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë

Ministria e Energjisë e Iranit i bëri thirrje të martën popullsisë që të zvogëlojë konsumin e energjisë elektrike, pasi rrjeti elektrik është nën presion të...
14:45 | 17/07/2026

Sulm vdekjeprurës në Odesa, shënjestrimi i cisternave ruse në Detin e Zi bëhet pika qendrore e përshkallëzimit të luftës

Ndërtesa banimi, një çerdhe, një institucion fetar dhe disa automjete u dëmtuan. Sulmi erdhi një ditë pasi një tjetër sulm rus në qytet vrau tre...
14:29 | 17/07/2026