Bienalja e Venecias ngre siparin: Mungon Rusia, protest para pavijonit izraelit

20 Prill 2024 | 17:10

Bienalja e Venecias për vitin 2024 hapi të shtunën dyert për publikun, edhe pse pavijonet e shumë vendeve ishin hapur më herët.

Në edicionin e 60-të të Bienales marrin pjesë mbi 300 artistë nga 88 vende, përfshirë Beninin, Timorin Lindor, Etiopinë dhe Tanzaninë, të përfaqësuara për herë të parë.

Rusia mungon për të dytën herë rresht. Vendi kushtuar asaj, me vendim të palës ruse, është plotësuar nga Bolivia “mike”.

Por eventi nuk i ka shpëtuar efektit të luftërave. Përpara pavijonit të Izraelit disa qindra protestues pro-palestinezë u mblodhën më herët gjatë javës për të manifestuar, edhe pse nën masa të rrepta sigurie.

Pavijoni i shtetit hebre është i mbyllur. Përgjegjësi i tij zgjodhi ta mbante kështu derisa të arrihet armëpushimi dhe të lirohen pengjet.

Sidoqoftë, ai mund të vendosë ta hapë sërish, pasi Bienalja do të zgjasë deri në nëntor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara

Kalaja e Gjirokastrës përgjatë këtij viti ka mirëpritur mbi 100 mijë turistë duke u renditur ndër monumentet më të vizituara në Shqipëri. Pjesën më të...
13:28 | 12/07/2026

Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit

Festivali internacional i muzikës i cili ka edicionin e 9-të të tij në Korçë  në Polin e Eventeve në Drenovë ka sjellë në mbrëmjen e...
13:23 | 12/07/2026

Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë

Ka nisur për të nëntin vit radhazi MIK Festival në Korçë, eventi ndërkombëtar i muzikës që bashkon artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Edicioni...
20:47 | 11/07/2026