Bilanc tragjik në Kosovë, vdesin 6 pacientë me Covid-19
Autoritetet në Kosovë raportuan të shtunën për vdekjen e 6 pacientëve të tjerë me COVID-19 duke e çuar në 64 bilancin e përgjithshëm të pandemisë.
Kjo është dita me numrin më të lartë të viktimave që prej 13 marsit, kur u konstatua i infektuari i parë në Kosovë.
Sipas njoftimit nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, në Klinikën Infektive vdiq 1 pacient, në atë të pulmologjisë 2 dhe në mjekësinë sportive 3, të gjithë të infektuar me koronavirus.
Pacientët që kanë humbur jetën janë: F.H 72 vjeç nga Vitia; Sh.I. 71 vjeç nga Prishtina; S.T. gjithashtu 71 vjeç por nga Fushë-Kosova; R.K 70 vjeç nga Mitrovica; B.G 60 vjeç nga Vushtrria dhe F.SH. 38-vjeç nga Peja.
Sipas informacioneve nga klinikat, pacientët që kanë ndërruar jetë sot, përveç infeksionit Covid-19, kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Në përditësimin e fundit, mbrëmjen e 3 korrikut, Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës, pati raportuar për një bilanc të përgjithshëm prej 3,178 të infektuarish, prej të cilët 1,824 ishin shëruar dhe 1,296 mbeteshin mbartës të virusit.
Në raport me popullsinë (prej rreth 1.8 milionë banorësh), Kosova po vuan një rritje shqetësuese të rasteve dhe fataliteteve me COVID-19. Nga një raport nën 20 viktima për çdo 1 milionë banorë, kjo statistikë ka shkuar tashmë në 35 viktima për çdo 1 milionë banorë.
Krahasuar me Shqipërinë (me popullsi rreth 2.8 milionë banorësh), ky raport është dhe më i rëndë – Shqipëria ka raport 26 vdekje për çdo 1 milionë banorë.
Lexoni gjithashtu:
Rreth 7000 të infektuar dhe 334 të vdekur nga COVID-19 në RMV
74 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri, 67 raste të reja dhe 2 viktima në 24 orë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania