Bileta avioni për vetëm 29.99 €| Ryanair publikon kalendarin e ofertave Dimër ‘23

12 Korrik 2023 | 15:30

“Ryanair”, një nga kompanitë e fluturimit më të njohura për udhëtimet “low cost”, ka sjellë gamën e ofertave fentastike për të gjithë qytetarët shqiptarë, për sezonin e dimrit të ardhshëm, 2023.

Ofertat përfshijnë mbi 770 mijë bileta për turistët shqiptarë që kërkojnë të shijojnë pushimet dimërore me miqtë dhe familjen jashtë vendit.

Kompania hodhi në treg, këtë të mërkurë, kalendarin e ofertave për dimrin ’23, ku shitjet speciale të biletave nisin me çmime të disponueshme nga vetëm 29,99 €, në Ryanair.com.

Nga fundi i tetorit të viti 2023 deri në fund të marsit 2024, kalendari i Ryanair ofron një larmi destinacionesh në vendet më të njohura të skive, të tregjeve të Krishtlindjeve, të blerjeve sezonale, në vendet malore dhe destinacionet ekzotike me çmimet më të ulëta në Evropë.

“Ne kemi marrë një numër të madh kërkesash për kalendarin e Dimrit ’23 nga klientët e hershëm që kërkojnë të planifikojnë dhe të rezervojnë një fluturim të Ryanair për pushimet e tyre të Dimrit ’23. Pavarësisht nëse kërkoni të shijoni diellin, të shkoni në shpatet apo të shijoni sezonin festiv në një nga qytetet e bukura të Evropës, nuk do të zhgënjeheni me përzgjedhjen e pakrahasueshme të skive, tregut të Krishtlindjeve, blerjeve sezonale dhe vendeve ekzotike. Destinacionet që ne ofrojmë janë me tarifat më të ulëta në Evropë.

Për të festuar nisjen e kalendarit tonë më të madh ndonjëherë për dimër, Ryanair ka nisur një shitje speciale të biletave me çmime të disponueshme nga vetëm 29,99 €, vetëm në Ryanair.com”-  tha Dara Brady drejtori i Marketingut i Ryanair në një deklaratë për median.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026