Biografia e Hashim Thaçit nga dy gazetarët britanikë, përkthyer nga Arta Dade

19 Janar 2024 | 17:48

U promovua biografia e 2 gazetarëve britanikë për HashimThaçin, i shqipëruar nga Arta Dade.

“Shtet i ri, burrë shteti modern”, biografia kushtuar Hashim Thaçit me bashkëautorësi nga dy gazetaret britanikë, Roger Boyes dhe Suzy Jagger u promovua në bibliotekën e Kryeministrisë, në pragun e 25 vjetorit të konferencës së Rambujesë.

Me librin “Shtet i ri, burrë shteti modern’, dy gazetarët anglez Roger Boyes dhe Suzy Jagger, ndërtojnë jo thjesht një biografi për Hashim Thaçin, por edhe një panoramë të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Botimi, prek të gjitha etapat e jetës së ish presidentit, me të cilin Kosova arriti ngjarjet më të rëndësishme nga udhëheqja e shqiptarëve në Rambuje, ndërhyrja e NATO-s te deklarata e Pavarësisë.

Që kur ishte djalë i ri, ende pa mbushur të tridhjetat, ai kryesoi delegacionin shqiptar të Kosovës në konferencën ndërkombëtare në Kështjellën e Rambujesë në Francë.

Fati i Kosovës ishte në dorë të aftësive të admirueshme të Thaçit për të bindur kolegët e tij luftëtarë të bënin kompromis, një detyrë jo e lehtë për ata në terren, të cilët ishin bërë dëshmitarë të krimeve çnjerëzore të kryera nga forcat serbe.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026