Një sondazh i kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregoi se 38% e personave që ishin marrë në pyetje nuk do të blinin birrën e markës “Corona”, për shkak të frikës nga coronavirusi.
Sondazhi u krye me 737 persona të moshës 21 deri në 26 vjeç.
Megjithatë, kompania që prodhon birrën e famshme tha të premten se shitjet e birrës së tyre kanë vazhduar të jenë të mira gjatë katër javëve të fundit.
Nga të gjithë pjesëmarrësit e sondazhit që pinin birrë Corona, vetëm 4% thanë se do të ishin gati ta linin.
16% e të pyeturve thanë se nuk e kishin të qartë nëse kishte lidhje birra me virusin.
Megjithatë, kompania thotë që nuk ka ndier ndonjë ndryshim.
“Nuk kemi parë ndonjë ndikim. Biznesi ynë vazhdon shumë mirë”, tha Bill Njulends, drejtori i përgjithshëm i “Constellations”, i cili shtoi se kompania e tij nuk është shumë e përhapur në tregjet ndërkombëtare, sidomos në Kinë
Coronavirusi është një sëmundje infektive që shkakton ethe, kollë dhe marrje fryme.
Simptomat mund të çojnë drejt pneumonisë, e në disa raste mund të pengojnë funksionimin e organeve jetike, duke shkaktuar vdekjen.
Deri tani nuk është gjetur asnjë vaksinë për coronavirusin, ndërkohë që të prekurit deri më 29 shkurt 2020 janë rreth 80 mijë, ndërsa të vdekurit mbi 2800, pjesa dërrmuese në Kinë.
Coronavirusi ka përhapur frikë dhe panik në të gjithë botën, aq sa ka ndikuar negativisht edhe tregjet ndërkombëtare të bursës.